A do të nënshkruhet nesër koalicioni me PDK-në? Ja çfarë thotë Eman Rrahmani
Partitë politike në vend kanë nisur bisedimet për krijimin e koalicioneve parazgjedhore, në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Me afrimin e fushatës, intensiteti i takimeve dhe negociatave mes forcave kryesore politike është rritur, ndërsa çdo subjekt synon të pozicionohet sa më mirë për të siguruar mbështetjen e nevojshme elektorale.
Media mëson se iniciativa e udhëhequr nga Eman Rrahmani, “Koalicioni për Familje”, po zhvillon diskutime për një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe se nesër pritet edhe ta bëjnë koalicionin parazgjedhor.
I pyetur për këto zhvillime, Eman Rrahmani ka thënë janë duke diskutuar dhe se vendimi do të merret deri nesër.
“Jemi duke diskutuar, besoj që deri nesër marrim vendim për angazhimin tonë se ku ka me qenë pozicioni ynë në bashkëpunime,” u shpreh Rrahmani.
Ai tha se koalicioni mbetet i hapur për bashkëpunim me secilin subjekt, por se nuk do të ketë asnjë lloj shkrirjeje politike.
“Koalicion mund të ketë me secilin subjekt që bashkëpunojmë, nuk ka shkrirje. Ne e kemi identitetin tonë dhe angazhimin tonë, pra nuk ka shkrirje me asnjë subjekt politik,” deklaroi ai
