OPINIONTË FUNDIT

Krasniqi godet propozimin e Mijaçiç: Serbia shpërblehet, Kosova penalizohet – dialogu në ngërç

Dialogu Kosovë-Serbi është aktualisht në ngërç — ka vullnet nga palë të jashtme (si BE-ja) për ta rifilluar, por mungon besimi dhe gatishmëria e plotë nga aktorët kryesorë.

Profesori Kolë Krasniqi thotë se dialogu Kosovë–Serbi ka hyrë në stagnimin më të rëndë për shkak të mungesës së besimit, mungesës së presionit nga BE-ja dhe moszbatimit të marrëveshjeve.

Ai vlerëson se modeli aktual ka dështuar dhe kërkon një qasje të re, me një pako përmbyllëse që synon njohjen de facto të Kosovës.

Krasniqi propozon që bashkësia ndërkombëtare të vendosë masa serioze ndaj palëve që nuk zbatojnë marrëveshjet.

“Dialogu Kosovë–Serbi është futur në fazën më të thellë të stagnimit në ketë dekadë, si rezultat i faktorëve strukturorë, siç janë mungesë besimi mes palëve, mungesa e presionit efektiv nga ndërmjetësit e BE-se, interpretim i ndryshëm i marrëveshjeve dhe mungesa e iniciatives dhe e vullnetit real politik për kompromis.

Modeli aktual i dialogut duket se ka dështuar, ngase BE-ja si ne Beograd ashtu edhe ne Prishtinë duket se e ka humbur rolin e ndërmjetësuesit neutral. Serbia e trajton dialogun si proces teknik ndërkaq Kosova e sheh atë si proces politik. Nga ana tjetër marrëveshjet nuk zbatohen dhe mungojnë ndëshkimet për shkelësit.

Perderisa dialogu Kosovë – Serbi aktualisht është reduktuar në nivel të menaxhimit te krizës atëherë duhet aplikuar një qasje krejtësisht te re, duke përfshirë riformatimin e kapitujve të dialogut në një paketë të vetme përmbyllëse, me objektiv te qartë final qe duhet te jetë njohje de facto e Kosovës, ose normalizim sipas modelit franko–gjerman dhe pranimi i realitetit juridik të Kosovës nga Serbia.

Ne interes te zhbllokimit dhe kurorëzimit te suksesshëm te dialogut, duhet bashkësia ndërkombëtare te vendosë pasoja të qarta dhe serioze për moszbatim, duke përfshirë ngrirjen e kapitujve negociues të Serbisë, kushtëzimin e fondeve të BE-së dhe masa ndëshkuese politike dhe diplomatike për palët në mënyrë simetrike”, shprehet ai.

Profesori Krasniqi shton se Asociacioni duhet të trajtohet vetëm me garanci të fuqive të mëdha që nuk do të lejojnë një pushtet paralel në Kosovë, dhe se ai mund të zbatohet vetëm pasi të çmontohen strukturat ilegale në veri dhe në bazë të reciprocitetit me shqiptarët në Serbi.

Ai kritikon edhe propozimin e Dragisha Mijaiçiç për heqjen e masave ndaj Kosovës dhe hapjen e kapitujve të rinj për Serbinë, duke e cilësuar të njëanshëm, të pabalancuar dhe në kundërshtim me parimet e BE-së.

Sipas Krasniqit, ky propozim shpërblen Serbinë, injoron shkeljet e saj sistematike dhe nuk kërkon asnjë përgjegjësi nga Beogradi, duke e bërë të pavlefshëm për normalizimin real të marrëdhënieve Kosovë–Serbi.

“Gjithashtu edhe çeshtja e Asociacionit duhet te trajtohet vetem pas garantimit të fuqive te medha se nuk do të lejojnë krijimin e një pushteti paralel në Kosovë. Asociacioni i komunave serbe mund te implementohet vetem ateher kur të çmontohen strukturat ilegale në veri dhe implementim i tijë duhet te behet në menyrë reciprociteti (serbët në Kosovë aq sa shqiptarët në Serbi).

Në këtë aspekt, çdo qasje ndërmjetësuese – përfshirë edhe ajo e z. Sorensen – duhet të mbështetet në mekanizma detyrues, në jo vetëm në kompromis simbolik.

Propozimi i pabazuar per heqje te masave ndaj Serbisë

Dragisha Mijaiçiç propozon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe hapjen e një kapitulli të ri negociues për Serbinë, me pretendimin se kjo do të krijonte “momentum të ri”.

Ky propozim është politikisht racional vetëm nga perspektiva serbe dhe si i tillë nuk është i balancuar dhe nuk kontribuon në normalizim real te raporteve Kosovë – Serbi, por vetëm synon maksimizimin e përfitimeve për Serbinë pa adresuar shkaqet e ngecjes se dialogut.

Propozimi i Mijaiçiç bie ndesh me parimin e kushtëzimit të BE-së (conditionality), pasi shpërblen shkelesit e marrveshjeve. Gjithashtu ky propozim injoron faktin që Kosova është sanksionuar për shkak të zhvillimeve në veri, ndërsa Serbia ka shkelur marrëveshjet e arritura në mënyrë sistematike.

Nga ana tjetër ky propozim nuk kërkon asnjë përgjegjësi nga Beogradi, nuk sugjeron masa reciproke dhe nuk përmend çmontimin e strukturave ilegale ne veri te Kosovës, por vetëm shpërndan një narrativë të “status quo-plus” për Serbinë, e cila forcon pozicionin e saj të brendshëm pa sjellë progres real as ne Serbi dhe as në Kosovë.

Si i tillë, qëndrimi i Mijaiçiç-it është politikisht i kuptueshëm vetëm brenda diskursit serb, por jo konstruktiv, jo simetrik dhe jo në linjë me parimet e dialogut evropian”, thekson ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *