TË FUNDIT

Çitaku: Sot merr fund kauza e fundit e Kurtit

Çitaku: Sot merr fund kauza e fundit e Kurtit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me takimin e sotëm që do ta mbajë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një shkrimi në Facebook, Çitaku është shprehur se sot nënshkruhet zotimi për zbatimin e Asociacionit, përcjell lajmi.net.

Tutje, ka thënë se sot se Kurti nënshkruan sot marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës.

Postimi i plotë:

Sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhëtarë e patriotë

Sot Kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit.

Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës.

Kaq për kauzat e Kryeministrit./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *