Halil Geci: Stuhia e zërit popullor po vjen drejt kutive të votimit për t’i goditur zbatuesit e amanetit të Rankoviçit
Halil Geci ka publikuar një reagim të fuqishëm politik, ku paralajmëron se stuhia e zërit popullor po afrohet me shpejtësi drejt kutive të votimit. Ai thotë se qytetarët e zhgënjyer tashmë nuk po heshtin më përballë vendimeve të rrezikshme që, sipas tij, kanë hapur rrugën për projekte ndarëse, Zajednicën dhe lëshime të rënda si ekstraterritorialiteti. Geci thekson se një pjesë e opozitës ka humbur lidhjen me interesat e Kosovës dhe se tentimet për të përmbysur vullnetin qytetar janë bërë përmes skemave të rrezikshme që cenojnë stabilitetin institucional dhe sovranitetin e vendit.
Ai i bën thirrje popullit dhe diasporës të bashkohen në zgjedhjet e ardhshme, të cilat i quan moment vendimtar për t’i dhënë drejtësi Kosovës. Sipas Gecit, vota do të ndajë ata që ndërtuan vendin nga ata që e kanë dëmtuar, duke zbatuar “amanetin e Rankoviçit”. Ai paralajmëron se qytetarët do të japin përgjigjen e tyre të qartë dhe të ashpër ndaj “aleancave të errëta”, ndërsa diaspora ftohet të kthehet dhe të votojë për të mbrojtur Kosovën nga, siç i quan ai, “façezi” dhe “komida” që kanë hyrë në skenën politike.
Postimi i plotë:
STUHIA E ZËRIT POPULLOR PO VJEN DREJT KUTIVE TË VOTIMIT PËR T’I GODITUR ZBATUESIT E AMANETIT TË RANKOVIÇIT
Qytetarët e zhgënjyer dërgojnë një paralajmërim të hapur ndaj vendimeve të rënda dhe të dëmshme që kanë hapur rrugën për ndarje, projekte të Zajednicës dhe lëshime të rrezikshme si ekstraterritorialiteti, duke rrezikuar sovranitetin dhe stabilitetin e vendit.
Një zë i fuqishëm nga radhët e qytetarëve që nuk janë gjunjëzuar kurrë para presioneve politike ka lëshuar një paralajmërim të qartë kundër opozitës së sotme. Sipas tij, një pjesë e saj ka humbur çdo lidhje me interesin e Kosovës dhe me respektin për votën e qytetarëve.
Kritika të ashpra vijnë nga qytetarët kundër kësaj strukture opozitare, e cila nuk po lufton për demokracinë dhe për të mirën e vendit, por vetëm për të ardhur në pushtet me çdo çmim, duke tentuar të përmbysë vullnetin e qytetarëve ,një veprim që shihet si i rrezikshëm dhe i papranueshëm.
Sipas qytetarëve, kjo opozitë po përpiqet të zbatojë marrëveshje të kontestuara, të cilat vetë i kanë nënshkruar dhe i kanë votuar ligjërisht në Parlament.
Sipas këtij qëndrimi, strukturat opozitare janë futur në lojë politike të rrezikshme, duke u lidhur me skema që dëmtojnë rëndë stabilitetin e institucioneve dhe integritetin e vendit.
Ata po krijojnë alibi, turbullira dhe kriza artificiale për të arritur vetëm një qëllim: marrjen e pushtetit jo me besimin e qytetarëve, por me manovra politike që rëndojnë mbi të ardhmen e Kosovës.
Disa individë, si Bojleri duke u mbështetur në pak vota, synojnë të përmbysin gati 50% të vullnetit të shqiptarëve ,një veprim që shihet si i rrezikshëm dhe i papranueshëm për stabilitetin dhe unitetin kombëtar.
Këto veprime kanë ndezur reagimin e popullit në të gjithë vendin. Qytetarët po bashkohen dhe po ngrihen kundër kësaj rruge të gabuar, kundër projekt-politikave që synojnë të dobësojnë shtetin, të thyejnë pavarësinë institucionale dhe të luajnë në terrene që nuk i shërbejnë kombit.
Zgjedhjet nacionale që po afrohen do të jenë momenti vendimtar: në atë kuti votimi do të shihet se kush ka punuar për Kosovën dhe kush e ka cenuar atë. Përgjigjja e popullit, sipas këtij qëndrimi, do të jetë e prerë, e ashpër dhe e pakthyeshme.
A leancat e errëta, le ta dijë se përgjigjja do të vijë nga qytetarët, nga kutitë e votimit. Tashmë fjalët nuk mjaftojnë më.
Vota do të bëjë drejtësi; do të ndajë ata që e ndërtuan Kosovën nga ata që e lënduan, e ndanë ligjërisht për t’ia zbatuar amanetin Rankoviçit dhe që edhe sot vazhdojnë ta pengojnë rrugën tonë të përbashkët.
Zëri i qytetarëve të zhgënjyer dhe i diaspores po bëhet i pakapshëm, dhe kutitë e votimit do të tregojnë se drejtësi reale nuk bëhet me fjalë, por me vendime të qarta që mbrojnë sovranitetin, demokracinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Diasporë e dashur, mbrehni mirë ato sakica! Se në Kosovë kanë hyrë komida. Hypni trenave dhe ejani në shtëpi për të shpëtuar Kosovën nga këta façezi.
Nuk është puna për të luftuar, por për të ardhur dhe për të votuar.
