A mund të jetë PDK-ja e Hamzës më bashkëpunuese me LVV-në?
Sido që të jetë, ky është tashmë realitet definitiv për Kosovën, pas vendimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, për shpërndarje të Kuvendit dhe caktimit të 28 dhjetorit si datë për mbajtjen e procesit të ri zgjedhor.
Partitë që patën vende në Kuvend e panë të pamundshme arritjen e një koalicioni për të qeverisur me vendin dhe për t’i çuar përpara të paktën disa projektligje shumë të rëndësishme: buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, apo ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në vlerë prej mbi 200 milionë eurosh.
Për disa muaj rresht, partitë e fajësuan njëra-tjetra për këto dhe shumë ngecje tjera. A do t’i jepet fund kësaj qasjeje, pas zgjedhjeve të reja?
Болките што ве мачеа цел живот во грбот и зглобовите – крај!
BoneControl
Ако нивото на шеќер е над 10 ммол, веднаш прочитајте го ова!
Dia Drops
Папиломи исчезнуваат сами по 3 дена (едноставен домашен метод)!
Parazol
Ndoshta gjërat edhe mund të ndryshojnë, tani që Bedri Hamza është në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Për dallim nga paraardhësi i tij, Hamza e përsëriti dy herë brenda pak ditësh që vija të kuqe s’ka për askënd, dhe që do të synojë bashkëpunim për të mirën e vendit.
I befasishëm për disa ishte edhe urimi që pati për të kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë që fitoi më së shumti vota më 9 shkurt.
Për Artan Muhaxhirin, analist politik, këto dy parti nuk janë të gatshme t’i bëjnë disa kompromise të mëdha për të hyrë në ndonjë koalicion paszgjedhor, ani pse përmend që sistemi politik në Kosovë e imponon bashkëpunimin.
“Urimi i zotit Kurti është një sinjal për imazh, është më shumë një veprim simbolik sesa që ka ndonjë peshë kualitative, sepse dihet mirë qasja e zotit Kurti ndaj aleatëve potencialë politikë. Nuk besoj që me gjithë këtë animozitet dhe hendek, që ushqehet nga Kurti dhe LVV-ja në drejtim të PDK-së, të ketë ndonjë gjasë reale për një rikthim 180 shkallësh dhe për një bashkëpunim të frytshëm në mes të këtyre dy partive”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë (REL).
Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), vlerëson se një koalicion i madh i duhet Kosovës, dhe se një i tillë mund të jetë mes këtyre dy partive.
“Bashkëpunimi potencial normalisht se do t’i trondiste bastionet tradicionale të PDK-së. Mirëpo, në PDK e kemi parë që ka pasur një përballje të fortë të bastionit tradicional, votuesit tradicional të PDK-së dhe krahut progresiv, që e ka pasur për qëllim zhvillimin e saj në Prishtinë”, shprehet ajo për REL-in.
ADVERTISING
