OPINIONTË FUNDIT

Arrestohet një shtetas i Kosovës në Serbi, dyshohet se…

Një kosovar është arrestuar sot nga policia serbe mbrëmë në Prokuplje.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, thuhet se në veturë e tipit “Golf” të A.M i është gjetur 9.5 kilogramë që dyshohet të jetë e llojit Marihuanë.

23 vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogës.

Tutje në njoftim specifikohet se droga ishte e ndarë në 18 pako..

I dyshuari A.M nga Podujeva, u ndalua për 48 orë.

Media ka pyetur edhe në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës lidhur me këtë rast, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *