Rron Gjinovci i ashpër me opozitën: “Opozitë e budallme, pa strategji e pa ideologji”
Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër ndaj opozitës në Kosovë, duke e quajtur atë “të padijshme” dhe pa orientim strategjik.
Në një postim, ai u shpreh se opozita nuk po arrin të zgjedhë asnjë betejë me vlerë dhe po kundërshton qeverinë edhe në çështje nga të cilat mund të përfitonte vetë.
Sipas tij, opozita po vepron “pa ideologji, pa qëllime të qarta” dhe kjo po e dëmton skenën politike në vend.
Postimi i Rronit:
Opozitë e budallme. Mos me ditë me zgedhë asnji luftë që ka naj vlerë, e qe besa edhe me fitu ndaj nji qeverie relativisht t’lodht, veç në Kosovë ka. Totalisht t’padijshëm. Kapen me qeverinë e kundërshtojnë për sene ku mujnë me fitu kredit edhe vet. Pa ideologji, pa orientim strategjik, pa qëllime. Horror.
