Harry Bajraktari president?/ Reagon Kadri Kryeziu: Në momentin kur Berat Buzhala pozicionohet hapur pas këtij projekti…
Juristi Kadri Kryeziu ka reaguar në lidhje me idenë e cila po qarkullon se Harry Bajraktari mund të jetë kandidat serioz për Presidentin e ardhshëm të Kosovës.
Ai ka thënë se mund të sjellë energji dhe përvojë të vlefshme, por se pasi pas këtij projekti pozicionehet Berat Buzhala, “atëherë çdo njeri me dy fije mend duhet të marrë frymë thellë dhe të bëjë disa hapa prapa”.
Postimi i plotë:
Po qarkullon ideja se Harry Bajraktari mund të jetë kandidat serioz për Presidentin e ardhshëm të Kosovës.
Personalisht, mendoj se komuniteti shqiptar në Amerikë ka dhënë prova të jashtëzakonshme patriotizmi — dhe Harry, në krye të shtetit, do të mund të sillte energji dhe përvojë të vlefshme.
Por në momentin kur Berat Buzhala pozicionohet hapur pas këtij projekti, atëherë çdo njeri me dy fije mend duhet të marrë frymë thellë dhe të bëjë disa hapa prapa.
