TË FUNDIT

Nga vjeshta vizitat mjekësore vetëm me termine në ”Dardania” dhe ”Bregu i Diellit”

Nga vjeshta vizitat mjekësore vetëm me termine në ”Dardania” dhe ”Bregu i Diellit”

Ministria e Shëndetësisë ka filluar një pilot projekt sa i përket digjitalizimit të kujdesit parësorë në katër komuna të vendit.

Prishtina do të pilotohet me dy qendrat e saj mjekësorë si më të mëdha në këtë komunë. Përmes kësaj synohet që qytetarët ta kenë mjekun e tyre personal pa pasur nevojë që ta ndërrojnë atë. derisa një mjek do ti shërbejë 2500 pacientëve.

Por, paraprakisht banorët që marrin shërbime në Qendrën e Mjekësisë Familjare në ”Dardania” dhe ”Bregu i Diellit” duhet të regjistrohen si banorë zyrtarë të këtyre lagjeve.

Drejtuesi i shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku bëri me dije se ata që nuk regjistrohen në këtë proces do të mbesin pa shërbime ose do të paguajnë për shërbime.

Pas kësaj kësaj faze qytetarët do të bëjnë përzgjedhjen e mjekut si dhe vizitat e tyre tek mjeku familjar do ti bëjnë përmes termineve në formë online.

Pacientët po e mirëpresin këtë nismë për shkak të pritjeve për kontrolle mjekësorë në veçanti gjatë vikendit.

Mirëpo, ata të cilët jetojnë në këto lagje prej vitesh dhe nuk janë të regjistruar zyrtarisht si banorë të kryeqyteti, do të mbesin pa shërbime.

Ministria e Shëndetësisë që ka përzgjedhur këto dy QMF të Prishtinës, Prizrenin, Lipjanin dhe Istogun këtë proces pritet ta fillojë prej vjeshtës. Përmes kësaj synohet të krijohet edhe lista e pacientëve.

Listë kjo që do të ndihmojë në krijimin e një databaze me të dhëna të sakta të pacientëve për sëmundjet e tyre.

MSh synon që deri më 2024 ti përfshijë të gjitha komunat me këtë sistem digjital.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *