Po provoni t’i vendosni “vetullat” Thaçit, por po ia qorroni “sytë” UÇK-së!
Po shihet një paradoks i paparë: disa të huaj, e shumë nga ne, po e mbrojnë Thaçin me çka e si po munden; por këta po e dëmtojnë vetë UÇK-në.
Të nderuar lexues,
Në vend që të mbrohet struktura, vlerat, organizimi dhe legjitimiteti i UÇK-së, këta njerëz, fatkeqësisht, po përqendrohen tek individët, duke e zvogëluar luftën në interese personale.
Kjo tragjedi historike, kulturore, intelektuale jo vetëm që e shtrembëron epokën e ndritur të UÇK-së, por i hap rrugë aktakuzave politike dhe interpretimit cinik serb dhe atyre dashakeqe ndërkombëtare.
UÇK nuk mbrohet duke e paraqitur atë si çetë apo si kaçakë të zhelosur, pa hierarki, pa shtab, pa komandant dhe pa logjikë organizative; vetëm e vetëm për të shpëlarë figurën e dikujt.
Kjo është vetë-sabotuese: ju po provoni t’i vendosni “vetullat” Thaçit, por po ia çorroni sytë UÇK-së.
Kjo çka po bëhet sot është dekadencë edhe intelektuale, jo vetëm ushtarake!
Si more s’ju vjen marre prej emrit të Adem Demaçit e Adem Jasharit?
Konsekuent deri në fund: A kemi ardhë deri në atë pikë saqë duhet me i dalë Zot UÇK-së nga UÇK-ja?!
A djeget jorgani për një plesht, more?
Na falni, o Adema! Na fal, o Fehmi Lladrovci! Na fal, o Shkelzen e Luan Haradinaj! Na falni, o të përdhunuar e të gjymtuar!
Po, kam frikë se ne po e shpartallojmë UÇK-në në liri, diçka që s’mund t’a bëjë Serbia bashkë me Rusi…
