OPINIONTË FUNDIT

Murati për kallëzimin e Ramës: Kodi Penal parasheh deri në 3 vjet burg për kallëzim të rremë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj një kallëzimi penal që, sipas tij, është bërë nga kryetari në largim i Prishtinës, Përparim Rama.

Në një postim në Facebook, Murati ka thënë se Rama “nuk ka arritur ta miratojë buxhetin e Komunës brenda afatit ligjor” dhe tani po tenton “t’ua hedhë fajin të tjerëve”, duke e paraqitur çështjen si kallëzim penal.

Ai ka rikujtuar se Kodi Penal i Kosovës parasheh dënim prej tre muaj deri në tre vjet burg për kallëzim penal të rremë.

Sipas tij, edhe data e paraqitjes së kallëzimit – 7 tetor – tregon se veprimi është bërë gjatë fushatës zgjedhore, me qëllim elektoral.

“Fushata ka përfunduar, tash do duhej me ju kthy punës”, ka përfunduar Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *