Kush po mundohet për ta shitur tradhtinë si patriotizëm?
Lobime, para publike dhe skenarë politikë që rrezikojnë sovranitetin e Kosovës
Rubini në Hagë i hoqi të gjitha dilemat: lobimi për ndarjen e Kosovës, për shqiptarët, doli të ishte i vërtetë. Tani mbetet që gjykatat dhe prokuroritë të mos mbyllin sytë, por të hetojnë me fakte dhe argumente konkrete nëse Thaçi, partia e tij dhe mbështetësit në LDK kanë lobuar vërtet për ndarje. Nëse kjo vërtetohet, përgjegjësi nuk mbajnë vetëm ata që kanë firmosur ose negociuar, por edhe analistët dhe mediat që i kanë shërbyer këtij projekti, duke e shitur si “zgjidhje historike”. Dëmin që i është shkaktuar Kosovës, ky dëm nuk është as simbolik, as i vogël.
Prandaj, pyetja që duhet bërë sot është e qartë: a ishte ndarja tradhti apo “patriotizëm i rremë”, ashtu siç u munduan të na e shesin dy partitë motra, PDK dhe LDK, dhe që ende vazhdojnë ta riciklojnë si patriotizëm për interesa të tyre politike?
Në një zhvillim që ka tronditur opinionin publik, në Gjykatën e Hagës, James Rubin ka pranuar se ka marrë pagesë prej 52,000 euro në muaj, për dy vjet rresht, nga Hashim Thaçi, për të lobuar në qeverinë amerikane që Kosova dhe veriu i saj të ndaheshin. Sipas tij, ky veprim ishte pjesë e një marrëveshjeje midis Thaçit dhe Vuçiqit.
Paramendoni: paratë e taksapaguesve kosovarë janë përdorur nga institucionet e zgjedhura me votën e këtij populli për të lobuar për ndarje.
Rubin në Gjykatën e Hagës i paraqiti parat e marrura nga Thaçi si një propozim “paqësor”, për bashkëpunim dhe dialog.
Në realitet, bëhej fjalë për një skenar që prekte drejtpërdrejt sovranitetin e Kosovës, duke u paketuar si shërbim patriotik, ndërkohë që pas tij fshiheshin përfitime personale dhe politike.
Sipas shumë pretendimeve dhe interpretimeve publike, Rubin nuk ka vepruar i vetëm. Në opinionin shqiptar ekziston bindja se në këtë skenar kanë qenë të përfshirë drejtues të LDK-së, Edi Rama dhe një numër figurash të tjera politike nga Kosova, të cilët shpesh përmenden si pjesë e këtij rrethi politik.
I pyetur nga prokurori dhe i vënë nën presion, Rubin ka deklaruar se veprimet e tij kishin për qëllim paqen.
Narrativa politike rreth James Rubinit është komplekse. Ai dhe partia e tij kanë ndihmuar në çlirimin e Kosovës dhe e kanë pagëzuar Thaçin me epitetin “George Washington i Kosovës”. Por po e njëjta parti, më vonë, e vendosi në burg Georgeun për shkak të shitjes së interesit amerikan tek Rusia dhe Serbia.
Rubin pranoi në Hagë se kishte marrë para nga Thaçi, dhe sot, sipas asaj që është bërë publike, ai vazhdon të paguhet nga i njëjti Thaçi për ta përfaqësuar dhe mbrojtur në Hagë.
Kjo tregon se SHBA-të reagojnë menjëherë dhe me vendosmëri sa herë që vlerësojnë se interesat e tyre mund të preken.
Mjerë ata që bien nën vëzhgimin e tyre ,me Amerikën nuk luhet; kush luan me këtë shtet, luan me krye të vet.
Hashimi dikur thoshte se “unë luaj k… me Amerikën”, por realiteti i sotëm tregon krejt diçka tjetër.
Shumë parti politike në Kosovë janë ndërtuar mbi trashëgiminë e UÇK-së dhe luftës për pavarësi. Fatkeqësisht, shumë gjeneralë të Hashimit, të cilët pas luftës krijuan parti politike dhe u pasuruan, i kanë larguar profesionistët, duke bërë që hajnitë dhe krimet të mbesin të pazbuluara.
Pikërisht për këtë arsye, pas luftës disa herë erdhi Rubini nga Amerika dhe i luti gjeneralët e Hashimit, si dhe vet Hashimin, që të largoheshin nga politika sepse me veprimet dhe me paditurinë e tyre po i bënin dëm Kosovës.
Por ata nuk e dëgjuan Rubinin. Arsyeja ishte se e kishin nda mendjen të pasuroheshin me vjedhje, vrasje dhe plaçkitje. Dje nuk e dëgjuan Rubinin, sot apo nesër i pret bira e minit.
Akuzat për tradhti historike nuk janë të pabaza. Po të kishte prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur, nënshkruesit e Zajednicës dhe deputetët mbështetës do të ishin pas grilave.
Me përjashtim të VV-së dhe Partisë GUXO, të gjitha partitë e tjera ishin në të njëjtën linjë.
Nuk mund të thuhet se ekziston një parti që është “vetëm për tradhti”, por PDK, LDK dhe figurat rreth Thaçit dhe Isës janë në qendër të këtij debati, pasi lidhen më ngushtë me historinë që Rubin po prezanton.
Lobimi për ndarjen, i prezantuar si “paqësor” ose “patriotik”, është një tradhti që nuk mund të fshihet dhe mund të ketë komponentë që bien ndesh me sovranitetin e Kosovës.
Ky është një realitet që kërkon reflektim serioz dhe trajtim profesional nga institucionet juridike të vendit.
