OPINIONTË FUNDIT

Kurti: Me Vetëvendosjen dhe GUXO-n, ndarja e Kosovës nuk do të ketë miq as në Prishtinë e as në Mitrovicë

Kryeministri Albin Kurti ka mbyllur fushatën në Mitrovicë me mbështetje për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci. Ai tha se katër vitet e fundit kanë qenë të LVV-së dhe të Mitrovicës, ndërsa “kjo dekadë i përket Mitrovicës dhe Vetëvendosjes”

Kurti theksoi se me Pecin në krye do të realizohen projekte madhore si spitali i ri, impianti i ujërave të zeza, rrugë dhe ura të reja, si dhe përmirësimi i shërbimeve publike. Ai shtoi se me Vetëvendosjen në qeveri dhe Pecin në krye të komunës “i jepet goditja përfundimtare idesë së ndarjes së Kosovës”.

“Votoni Faton Pecin kryetar, votoni Lëvizjen Vetëvendosje me numrin 105”, përfundoi Kurti.

Postimi:

Këto katër vjet ishin të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe të Mitrovicës. Kjo dekadë është e Mitrovicës dhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. E ky shekull është i Republikës dhe i shqiptarëve.

Me Faton Pecin kryetar, bëhet spitali i ri, poliklinika stomatologjike, impianti i ujërave të zeza, menaxhimi i mbeturinave, rregullimi i hyrjeve të qytetit, rrugë të reja, ura, furnizimi me ujë të pijshëm, ndriçimi publik, parqet, banesat e përballueshme, mbështetja për ndërmarrësit, mërgatën investuese dhe bizneset e vogla, çerdhet dhe shkollat e reja, qendrat rinore, qendra e inovacionit, fuqizimi i grave dhe i personave me nevoja të veçanta. Me të, Mitrovica bëhet vend i mundësive, jo i problemeve.

Por të mos harrojmë: ideja e ndarjes së Kosovës ishte shndërruar në projekt vetëm atëherë kur kishte gjetur miq në mesin e shqiptarëve në jug të Ibrit. Me ardhjen tonë në qeverinë qendrore, projekti ka dështuar, por ideja është ende e gjallë. Me Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe GUXO në qeverinë qendrore, dhe me Fatonin kryetar të Mitrovicës, ia japim goditjen vdekjeprurëse edhe idesë së ndarjes, sepse ndarja nuk do të ketë miq as në Prishtinë e as në Mitrovicë. Kjo gjë vendoset të dielën, nesër, më 9 nëntor.

Votoni Faton Pecin kryetar, votoni Lëvizjen VETËVENDOSJE! me numrin 105! Ju faleminderit shumë për mbështetjen dhe besimin. Bashkë për Mitrovicën, bashkë ecim përpara!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *