Bajrami kritikoi Kurtin, jo Listën Serbe, opinionisti ‘shpërthen’ ndaj deputetes së LDK-së – paralajmëron rrezikun
Deklaratat e deputetes Hykmete Bajrami kanë ngjallur debat të madh në opinionin publik, pasi në to ajo shpreh shqetësim jo për praninë e Listës Serbe në parlament, përfshirë edhe elementë të përfshirë në krim, por kritikën e drejton drejt kryeministrit Albin Kurti.
E në lidhje me deklaratat e deputetës së LDK-së, për “Bota sot” foli opinionisti Dedë Preqi.
Fillimisht, ai nuk kurseu kritikat ndaj Bajramit për deklaratën e saj se “nuk i pengon Lista Serbe”, e që sipas tij është shqetësuese dhe që i përshtatet vetëm politikës së Beogradit.
“Nëse gjërat rrëshqasin paqëllim, apo pavetëdije, është diçka tjetër, por sikur flet dhe deklaron deputetja e Parlamentit të Kosovës, Hykmete Bajrami, para opinionit të Kosovës dhe botës, se mua nuk më pengon Lista serbe, që në mesin e saj e kishte edhe kriminelin Radoiçiq, por luftën e kam me Albin Kurtin, kryeministrin e vendit të vet, e ka një domethënie të veçant te fakti i të qenit person i porositur, apo i shitur për ta tradhtuar tokën që e shkel me këmbët e veta.
Deklaratat e deputetës së LDK-së, H.Bajrami, si të tilla i përshtaten vetëm politikës dhe ideologjisë fashiste të Beogradit, në krye me Vuçiqin, që veriun e vendit duan ta kthejnë në pikën zero, apo në gjendje të mëhershme, të mbushur plot me kriminel dhe struktura paralele serbe”, deklaroi opinionisti.
ImageDedë Preqi.Foto galeri
Preqi u befasua se si zhvillimet e fundit nuk e shqetësojnë Bajramin, por e shqetëson kryeministri Kurti.
Për këtë të fundit, tha se punoi pavarësisht kundërshtimeve dhe kritikave të partive opozita.
“Si është e mundur që një deputete «shqiptare» të marrë rolin e një zëdhënëse të armikut të këtij vendi, e cila flet hapur këto ditë në një intervistë televizive të Kosovës, edhe pse ky vend po ballafaqohet me problemet e veta që po zhvillohen në këto momente, deputeten Bajrami, nuk e brengos ky fakt, por e brengos pushteti i Albinit, për ta zhdukur nga skena.
Albin Kurti, si kryeministër i Kosovës, që në fillim të mandatit ka pasur kundërshtime të zëshme dhe kundërthënie të natyrave të ndryshme nga opozita PDK, LDK, dhe AAK, por motivimi dhe vullneti i tij ishte i dyfishtë dhe me një përkushtim të pa mohueshëm ndaj detyrave që ia parashtroi vetës, në çastin kur Kosova, gjindej në rrethana dhe kushte të rënduara politike dhe ekonomike, duke i vënë përballë vetës luftën pa kompromis ndaj keqbërësve të këtij vendi pa dallim”.
Më tej, potencoi se skenari që e përmend Bajrami është shqetësues, derisa tha se kjo më shumë e dëmton Kosovën me deklarata të tilla, se sa Kurtin.
“Një skenar i tillë që shpërfaqet te deputetja Hykmete Bajrami, është i gatuar shumë keq nga rrethi i saj që vjen dhe nga partitë tjera opozitare për rrëzimin e qeverisë Kurti, sepse nuk janë mësuar këta njerëz të durojnë mënyrën e udhëheqjes dhe shembëlltyrën e kryeministrit në fjalë, dhe sikur nuk u bënë oërshtypje Lista serbe me sjelljet e saj terroriste dhe as Serbia, me kërcënimet e saj, por helmin që e ka në gjuhë, do ta hidhte vetëm ndaj kryeministrit në fjalë.
Kush thotë se këto deklarata nuk përmbajnë helm të mjaftueshëm, jo vetëm ndaj personit Albin Kurti, por ndaj popullit dhe këtij vendi, duke dëshmuar deputetja në fjalë gadishmërinë e vet me rolin që merr dhe nuk turpërohet fare, por ia shton edhe më shumë dozën e helmit këtij populli në këto momente të jetës, i cili akoma i ka të freskëta ngjarjet e rënda të luftës, që ia shkakëtoi armiku, ndaj të cilit deputetja në fjalë nuk ka ndonjë shqetësim që e mundon…”, shtjelloi Preqi.
Në fund, opinionisti shtoi se, sjelljet e saj japin mesazhe të përçarjes brenda dhe jashtë këtij vendi.
“Matematika e deputetes Bajrami, përmes së cilës e nxjerr fituese kriminelin dhe veprën gjenocidiale që ia shkaktoi popullit të këtij vendi, me larminë e formave të saj është e llogaritur gabimisht, e gjithë kjo i përgjason një shpërthimi të një deputete inatçore dhe të lig, që sjelljet e saj japin mesazhe të përçarjes brenda dhe jashta këtij vendi.
Do të ishte turp të lejojmë të na shkatërrohet vendi prej vetëvetës, dhe të dalim para botës së civilizuar të themi se e kemi shtetin tonë, por nuk dimë ta qeverisim. Është turp të themi se kemi demokraci, por nuk duam të respektojmë rregullat demokratike. Është turp të thëmi se kemi qeverinë dhe pushtetin, por nuk e duam qeverinë, sepse nuk jemi mësuar ta kemi si të tillë, duke i urryer udhëheqësit dhe njerëzit e denjë të saj”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.
