Suspendohet kapiteni i policisë, nën ndikimin e alkoolit kishte shkaktuar rrezik me veturë
Suspendohet kapiteni i policisë, nën ndikimin e alkoolit kishte shkaktuar rrezik me veturë
Policia e Kosovës ka njoftuar se është suspenduar një zyrtar policor, me gradën kapiten për veprën penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm”.
Pasi që, i njëjti nën ndikimin e alkoolit kishte bërë vozitje të rrezikshme në Gjilan duke rrezikuar jetën e dy qytetarëve, përcjell lajmi.net.
“Pas marrjes të informacioneve është identifikuar i dyshuari i cili ka rezultuar të jetë zyrtar policor (me gradën e kapitenit). Bazuar në autorizimet ligjore Policia e Kosovës ka njoftuar hetuesit e Inspektoratit Policor i Kosovës. Hetuesit e IPK-së kanë identifikuar dhe intervistuar tre dëshmitarë lidhur me rastin. Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar së i njëjti ka qenë duke drejtuar veturën e tij private (jashtë detyrës zyrtare) nën ndikimin e alkoolit (2.08 promila).”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit Policor të Kosovës.
IPK bënë të ditur se zyrtari policor është suspenduar përkohësisht përderisa rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt.
Theksohet se veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente./Lajmi.net/