Tahiri: Nuk mbrohen interesat kombëtare pa njohje reciproke
Tahiri: Nuk mbrohen interesat kombëtare pa njohje reciproke
Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një postim në Facebook ka thënë se nuk mbrohen interest kombëtare nëse pranohet marrëveshja që nuk ka njohje reciproke me Serbinë.
“Nuk mbrohen interesat kombetare nese pranohet nje marreveshje qe nuk ka njohje reciproke me Serbine!”, ka shkruar Tahiri.
Kujtojmë që nesër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.