OPINIONTË FUNDIT

Satirë/ Abdixhiku kërkesë Gërvallës dhe Osmanit që të kthehen në LDK!

Jeta i ka ngritjet dhe rëniet e veta. Në jetë gabohet, po nga gabimet mësohet. Asgjë nuk duhet të merret tragjike. Unë isha ende i ri dhe i papjekur, kur ndodhën disa gjëra në partinë time. Tash po i kujtoi rastet dhe po ndjej dhimbje.

Ne i humbëm dy kuadro që sot njëra është Ministre e Punëve të Jashtme, e tjetra Kryetare e Kosovës. Kjo nuk do të duhej të ndodhte. Atëherë unë isha i pafuqishëm. Pse dhe si ka ndodhur kjo, tash nuk dua të prononcohem?

Qëllimi im është ta ruaj unitetin e partisë dhe t´i prij në rrugën, të cilën na e trasoi i madhi Ibrahim Rugova. Unë po punoj fuqishëm dhe jam i orientuar që anëtarësia e larguar, për shkaqe të ndryshme, t´i kthehet prapë partisë dhe LDK të jetë si dikur.

Mua më mundon vetëm nëj problem prej të cilit nuk po lirohem dot, e ai është Albin Kurti. Ky na e vodhi anëtarësinë.

Na i mori edhe kuadrot si Donikën dhe Vjosën, u dha poste të larta që me LDK vetëm do t´i ëndërronin. Kjo ishte një prapavijë e qëllimshme, vetëm të na dobësonte. Ndoshta kjo ishte një nga arsyet, që unë atë e luftoi.

Për këto gjëra sot jam i vetëdijshëm, prandaj po përpiqem që ti korrigjoi. Unë e di se Donika dhe Vjosa ish presidentin Rugova e kanë në zemër, prandaj po bëjë çmos që tu bashkohen radhëve tona.

Të jeni të bindura se po u kthyet, do zini vende kyqe në parti dhe së bashku do i prijmë betejës që ta fitojmë pushtetin. Po ashtu po ju premtoi se ndikimi i Isa Mustëfës, Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit, përgjithmonë ka marr fund.

Më vjen keq ajo që ndodhi në Vushtrri, po gabimet e tilla nuk do i përsëris tutje.

Me rëndësi do të ishte, që ju dyja të më përkrahni në ballafaqimin me Serbinë dhe Vuçiqin. Unë po ju premtoi se do të profilohem si një lider dhe burrështetas i vendosur dhe me vizion. Të jeni të bindura se Vuçiqit do ia tregoi vendin, duke ia bërë me dije se cili ishte dje, cili është sot dhe cili do të jetë në të ardhmen.

Të jeni të bindura se unë nuk do punoi kokë më vete sikurse Albini, po së bashku me miqtë tanë do ti mbroj interesat e Kosovës. Të jeni të bindura, i bashkohem mendimit të Hikmetës, “Une krejt luftën me Albin Kurtin e kom” Pse? Na ka izoluar. Merita e tij, sot Kosova po vuan nga sanksionet. Na prishi me SHBA, EU e tërë perëndimin, duke mos u koordinuar me ta. Kosova sot ka mbetur e vetmuar, pa aleatë. Si do ta mbaj sot veriun, që po thotë se e ka marr, kur Lista Serbe i fitoi zgjedhjet.

Me mua do jetë ndryshe: Do i kthej aleatët, do të punoi në koordinim me ta dhe do u përmbahem marrëveshjeve. Me serbët lokal dhe me Listën Serbe do kemi komunikim të përhershëm dhe normal. Do punoi që të arrihet marrëveshja e përgjithshme me Serbinë, pa e dëmtuar Kosovën, gjithnjë duke i plotësuar kërkesat, dëshirat dhe këshillat e bashkësisë ndërkombëtare etj.

Me ju të dyja unë shpresoi se do t’ia arrinim qëllimit, në të kundërtën do ta kem vështirë vetëm.

Çështja është në kënd të bazohem dhe ku të gjej kuadro që më përshtaten mua. Në fund të fundit nuk më mbetet tjetër përpos t´i angazhoi dy figura brilante: Dr. Shefqet Krasniqin e Dr. Naim Tërnavën. Këta e kanë dëshmuar veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *