OPINIONTË FUNDIT

“Moslargimi i LDK-së nga PDK-ja”, Geci jep paralajmërimin e fuqishëm

Në një reagim të tij të fundit, Halil Geci ka kritikuar ashpër veprimet e disa anëtarëve të LDK-së dhe koalicionet e mundshme me PDK-në dhe listat serbe, duke paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë besimin e mbështetësve të partisë, përcjell “Bota sot”.

Sipas Gecit, LDK-ja mund të rikthejë dinjitetin dhe kredibilitetin e saj vetëm nëse lirohet nga njerëzit që, sipas tij, e njollosin partinë me korrupsion, dhunë dhe gjuhë të ulët, duke shkelur trashëgiminë rugoviste.

Shkrimi i plotë

Ata që e njollosin, shajnë e flliqin me gojë nuk mund të flasin në emër të LDK-së

LDK, ose “Rruga e Re”, duhet ta dijë se koalicioni me PDK-n dhe listat serbe mund ta gjunjëzojë besimin e mbështetësve të saj.

Koalicioni me ata që vrisnin atdhetaret e LDK-s nuk i bën nder LDK-së dhe nuk e rrit kredibilitetin e saj.

“Moslargimi i LDK-së nga PDK-ja dhe nga lista serbe do t’i kushtojë shtrejt ‘Rrugës së re’.”

Vetëm pas largimit nga PDK-ja si dhe të elementëve që njollosin partinë, LDK-ja mund të rikthejë dinjitetin dhe besimin e popullit.

Korrupsioni, dhuna dhe vulgariteti nuk kanë vend në trashëgiminë rugoviste.

LDK-ja duhet të çlirohet nga njerëzit që e kanë njollosur me korrupsion, me gjuhë të ulët, me arrogancë dhe me dhunë.

Vetëm një LDK e pastër në moral, e udhëhequr nga njerëz me kulturë, dinjitet dhe vizion, mund të flasë në emër të popullit dhe të atdheut.

Derisa partia të mos pastrohet nga ata që përdorin fjalor banal, dhunë, kërcënime dhe manipulime, ajo nuk ka moral të flasë në emër të popullit e të atdheut.

LDK-ja është trashëgimi e mendjes, urtësisë dhe kulturës së Ibrahim Rugovës – jo strehë e atyre që shajnë, flliqin dhe përdhosin këtë emër me sjellje primitive e me interesa personale.

Të tillëve duhet t’u ndalohet urgjentisht të flasin në emër të LDK-së.

LDK-ja nuk përfaqësohet me sharje, fyerje dhe sjellje të pahijshme. Këto janë praktika që i takojnë kulturës së dhunës dhe jo kulturës rugoviste.

Ata që përdorin gjuhë të ulët dhe sjellje të papërgjegjshme e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e LDK-së, duke larguar njerëzit e vlerave dhe idealistët e saj të vërtetë.

LDK-ja mund ta rifitojë besimin e popullit dhe të shikojë drejt së ardhmes me dinjitet – vetëm kur të pastrohet nga korrupsioni, dhuna dhe vulgariteti.

Vetëm kur të lirohet nga kjo kategori njerëzish që kanë njollosur emrin e saj, LDK-ja do ta gjejë sërish rrugën e humbur rugoviste, rrugën e kulturës politike, të urtësisë dhe të ndershmërisë që na e mësoi Presidenti Ibrahim Rugova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *