OPINIONTË FUNDIT

Haxhi Avdyli me reagim të fortë pas koalicionit PDK-LDK në prizren: Rugova sikur po shikon me habi.. si është e mundur?

Deputeti nga lista GUXO, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas lajmit pwr koalicionin PDK-LDK nw balotazhin pwr komunwn e Prizrenit.

Përmes një postimi në Facebook, Avdyli ndau një fotografi të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh kritik ndaj udhëheqjes aktuale të LDK-së.

Sipas deputetit të GUXO-s, në shikimin e Rugovës “ka një mesazh të qartë” për gjendjen aktuale të partisë që ai dikur e udhëhoqi.

Avdyli ka akuzuar se “dikush vazhdon ende keqpërdorimin e emrit të Rugovës për interesa të ngushta politike”, por ka shtuar se qytetarët “kanë sy, kanë vesh dhe e kanë kuptuar çdo gjë”.

Postimi i plotë:

1 Foto sa 1000 fjalë.

Presidenti historik Rugova, sikur po shikon me habi, çka po nënshkruhet në emër të Partisë që dikur e themeloi ai.

Sikur edhe nga foto me shikimin tij, po flet shumë.

Shikimi tij i ftohtë nga foto veç një mesazh e ka :

Si është mundur që ata që udhëheqin tani LDK-në të kenë rënë kaq poshtë.

Ku mbetën idealet që dikur kishim ne themeltarët.

Por fatkeqësisht dikush akoma vazhdon keqpërdorimin e emrit të tij, për interesa të ngushta.

Por fatmirësisht qytetari ka sy, ka vesh, dhe ka kuptuar çdo gjë, e përgjigjen do ia jep secilit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *