Geci: Ata që dikur e shitën Mitrovicën duan t’i kthehen vendit të krimit për ta mbrojtur tradhtinë e tyre të nënshkruar
Veprimtari Halil Geci i ka dhene meshtetje maksimale kandidatit te VV per Mitrovice, Faton Pecit.
Postimi i plote:
FATON PECI ,ZËRI I DITURISË DHE GUXIMIT PËR MITROVICËN!
Mitrovica – vendi ku u gërshetuan shpatat për të ruajtur magjen e bukës.
Mitrovica ka nevojë për njerëz të ndershëm, të ditur dhe të guximshëm. Faton Peci është garancia e bashkimit, e zhvillimit dhe e mbrojtjes së qytetit që është zemra e Kosovës.
Faton Peci ka qenë aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga viti 2002. Si i ri idealist, ai nuk iu nda asnjëherë angazhimit qytetar e politik në Mitrovicë, duke vepruar krah për krah me Faruk Spahiun dhe rininë e LDK-së, nën sloganin e njohur “Me laps në Evropë.”
Sot, në partinë Guxo, të ndërtuar nga Presidentja Vjosa Osmani dhe e udhëhequr nga Donika Gërvalla, bija e heroit Isuf Gërvalla, Faton Peci vazhdon të mishërojë idealin e besimit, diturisë dhe guximit qytetar.
Mitrovica sot ka nevojë për dije e guxim, për djem e vajza që e mbrojnë qytetin nga ata që dje e shitën dhe e ndanë në jug e veri.
Në këtë moment të rëndësishëm, Faton Peci është zëri i bashkimit – njeriu që vjen për të mbrojtur Mitrovicën dhe për ta afruar sërish urën mes jugut e veriut.
Sot, ata që dikur e shitën Mitrovicën duan t’i kthehen vendit të krimit për ta mbrojtur tradhtinë e tyre të nënshkruar.
Prandaj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të këtij vendi:
Përgatituni ta votoni Faton Pecin!
Ta mbrojmë interesin e Kosovës, që ka emrin Mitrovicë.
Ta mbrojmë nga ata që e shitën, dhe u shitën dhe nga ata që guxuan të thonë se Mitrovica nuk ka qenë kurrë e Kosovës.
Mitrovicali dhe ju rugovistë të mi, miq e shokë,
Nëse e duam atdheun, ta duam Mitrovicën, sepse atdheu ynë mbrohet në Mitrovicë ,në magjen që na e ka dhuruar Perëndia, e që tradhtarët e shitën në emër të patriotizmit.
Lini anash inatet dhe rreshtohuni te kutia e votimit për ta votuar Faton Pecin.
I lus shokët, miqtë dhe dashamirët e mi që jetojnë në Mitrovicë e që nuk janë pak ,të përgatiten për ta votuar historinë dhe Faton Pecin, jo tradhtinë dhe PDK-në.
Vota juaj është po aq e vlefshme sa vetë liria. Kjo vlen për Mitrovicën po aq sa edhe për gjithë Kosovën, sepse në urën e Mitrovicës janë thyer shtizat e betejës së përgjakshme që na mori Afrim Bunjakun.
Nëse nuk e mbrojmë sot me votë, jemi të humbur.
I lus të gjithë ata që kanë mbetur në LDK: mos e hidhni votën te PDK-ja.
Vota për PDK-në është votë për Serbinë. Kujdes!
