POLITIKATË FUNDIT

Kadri Kryeziu “thumbon” Driton Selmanajn e Uran Ismailin – ka një mesazh për të dy!

Kadri Kryeziu ka reaguar ndaj heshtjes së disa drejtuesve politikë në prag të zgjedhjeve lokale, duke kërkuar që ata të shprehen hapur për nevojën e ndryshimit në komunat e tyre.

Në një reagim publik, ai ka kërkuar nga kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, të deklarohet qartë nëse qyteti ka nevojë për ndryshim, duke theksuar se “heshtja nuk është neutralitet, por kalkulim i padinjitetshëm”.

Po ashtu, Kryeziu ka përmendur edhe kandidatin e PDK-së në Prishtinë, Uran Ismailin, duke thënë se edhe ai duhet të mbajë qëndrim të qartë për qeverisjen aktuale të kryeqytetit, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Driton Selmani, kryetar i degës së LDK-së në Prizren, duhet të tregojë hapur: a ka nevojë qyteti për ndryshim apo jo?

Heshtja nuk është neutralitet — është kalkulim i padinjitetshëm.

Nëse, sipas tij, s’ka nevojë për ndryshim, atëherë Driton Selmanaj beson se Shaqir Totaj e ka udhëhequr mirë Prizrenin.

E njëjta vlen edhe për Uran Ismailin në Prishtinë: edhe ai duhet të thotë qartë nëse kryeqyteti ka nevojë për ndryshim.

Sepse heshtja do të thotë se Përparim Rama ka qeverisur mirë.

Liderë janë ata që kanë guxim të mbajnë qëndrime.

Heshtja është virtyt i kalkulantëve, jo i prijësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *