TË FUNDIT

Halil Geci zbulon të vërtetën: Kështu u bë milioner Lutfi Haziri

Veprimtari, Halil Geci, ka reaguar ashpër ndaj Lutfi Hazirit, duke e akuzuar se e ka “marrë në qafë” LDK-në.

Ai në një postim në Facebook, e ka akuzar Hazirin se u pasurua “përmes pazareve të natës politike me “polarin e brojës” dhe në bashkëpunim me kriminelë”.

“Gellovi i Anamoravës, milioneri Lutfi Haziri, i cili, përmes pazareve të natës politike me “polarin e brojës” dhe në bashkëpunim me kriminelë, u bë milioner. Fëmijët e tij shëtisin me gjipa të zinj me mijëra euro dhe sot shkollohen në Perëndim, aty ku ua do zemra”, ka shkruar Geni në Facebook.

Postimi i plotë:

GELLOVI I ANAMORAVËS – MILIONERI QË E MORI NË QAFË LDK-në DHE KOSOVËN

Bojkotuesit e LDK-së, që ndalin zërin e votuesve në komunat e tyre ,siç ndodhi në Vushtrri , do ta paguajnë me votë.

Gellovi i Anamoravës, milioneri Lutfi Haziri, i cili, përmes pazareve të natës politike me “polarin e brojës” dhe në bashkëpunim me kriminelë, u bë milioner. Fëmijët e tij shëtisin me gjipa të zinj me mijëra euro dhe sot shkollohen në Perëndim, aty ku ua do zemra.

Sonte, në TV21 te Arbër Vllahiu, flet Gellovi në emër të LDK-së. Ndaloeni këtë monstrum, sepse e mori në qafë LDK-në dhe Kosovën.

Prishja e koalicionit VV–LDK në Vushtrri është një tradhti që do t’ia kushtojë LDK-së në zgjedhjet kombëtare që duket se do të zhvillohen së shpejti. Gellovi e quan koalicionin në Vushtrri të gabuar; për këtë, LDK do të goditet me votë jo vetëm në Vushtrri, por edhe në gjithë Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *