OPINIONTË FUNDIT

Qemajl Aliu: Po vazhdon me intensitet të lartë faza e dytë e ndërtimit të kanaleve kulluese në fshatin Godanc

Punimet për transformimin e infrastrukturës bujqësore në Komunën e Shtimes po ecin me ritme të shpejta. Aktualisht është në zhvillim faza e dytë e projektit për ndërtimin e kanaleve kulluese në fshatin Godanc, ku janë duke u ndërtuar 3 kilometra të kanalit kullues që do të mbulojë rreth 25 hektarë tokë bujqësore.

Ky investim pritet të zgjidhë përfundimisht problemin e përmbytjeve që kanë prekur këtë zonë ndër vite, si dhe të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për bujqit lokalë, duke i dhënë shtysë zhvillimit të mëtejshëm të bujqësisë në rajon.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, në një postim në Facebook theksoi rëndësinë e këtij projekti për komunitetin:

“Punët e mira për transformimin e Shtimes po vazhdojnë me intensitet të lartë. Me dinamikë të shpejtë po ecin punimet për fazën e dytë të projektit për ndërtimin e 3 kilometrave të kanaleve kulluese në fshatin Godanc, e cila do të mbulojë 25 hektarë tokë bujqësore, investim ky që do të zgjidhë përfundimisht problemin e përmbytjeve dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për bujqit dhe zhvillimin e bujqësisë në këtë zonë,” shkroi Aliu.

Ky është një nga projektet e shumta infrastrukturore që Komuna e Shtimes po realizon me qëllim të përmirësimit të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *