Aksidenti në Kamenicë, vdes edhe foshnja 6-muajshe
Aksidenti në Kamenicë, vdes edhe foshnja 6-muajshe
Si rrjedhojë e aksidentit që ka ndodhur dje në fshatin Hodonoc të Kamenicës, sot në QKUK ka ndërruar jetë edhe foshnja 6-muajshe.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Gjilanit, shkruan lajmi.net.
Ata kanë treguar se foshnja ka ndërruar jetë pas plagëve të marra dhe se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot me datën 25.02.2023 ka pranuar informatën se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndërruar jetë edhe një fëmijë i moshës rreth një-vjeçare. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, kanë thënë nga Policia e Gjilanit.
Kujtojmë se në të njëjtin aksident dje vdiq edhe një 33-vjeçar. /Lajmi.net/