POLITIKATË FUNDIT

“Mos bini pre e matrapazëve” – Reagon ashpër Gazmend Halilaj pas protestës në Tiranë

Sot, më 17 tetor 2025, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, u mbajt një protestë masive në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim në Hagë.

Në një postim në Facebook,avokati Gazmend Halilaj, ka dhënë një mesazh të qartë për opinionin publik lidhur me proceset gjyqësore që ndërlidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe individët e akuzuar për krime.

Halilaj nënvizon se çdo vendim i gjykatës merret vetëm mbi bazën e provave dhe ligjeve në fuqi, duke theksuar se protestat nuk kanë asnjë peshë ligjore në procesin gjyqësor.

Postimi i plotë:

Të dashur miq-në çdo rast Gjykata administron dhe vendos në bazë të provavë dhe Ligjeve të aplikueshme.

Protesta, në Gjykatë NUK administrohet si provë, dhe NUK prdhon asnjë efekt juridik.

Andaj, moooos bini pre e matrapazvë….

Për kundrazi, kushdo qe i donë të mirën UÇK- së, duhet të distancohet nga qdo krim dhe duhet ta lë drejtësinë ta kryej punën e saj.

Për më tepër Lufta e UÇK, nuk guxon të ngarrrohet me veprime/krime individuale apo grupore të askuj.

Kujtoni pak veprimtarin Haki Imeri, Ismet Raci dhe shumë veprimtar tjerë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *