POLITIKATË FUNDIT

Policia konfirmon përdorimin e vërtetimeve mjekësore të falsifikuara gjatë zgjedhjeve në Kllokot – ka të arrestuar

Zgjedhjet Lokale në Komunën e Kllokotit nuk kanë kaluar pa incidente, pasi disa persona, sipas të dhënave të paraqitura, kanë tentuar në mënyrë të organizuar të ofrojnë asistencë sociale për qytetarë që dyshohet se nuk kishin nevojë.

Kandidati për kryetar të Komunës, Arbër Emini, ka deklaruar për Telegrafin se Lista Serbe ka përdorur vërtetime mjekësore të falsifikuara për të ndikuar në procesin zgjedhor.

Në lidhje me këtë rast, Telegrafi ka kontaktuar
edhe me zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka konfirmuar se një grua është arrestuar.

“Më datën 12.10.2025, në Kllokot e dyshuara grua kosovare dyshohet se ka lëshuar raporte mjekësore për asistencë gjatë procesit të votimit”, tha ai.

“E njëjta është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës me dyshimin se me veprimet e saja ka kryer veprën penale ‘Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve’”.

“Veprimet e mëtejshme hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit, përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedure të rregullt gjyqësore”, përfundoi Osmani.

Telegrafi ka siguruar edhe vërtetimin mjekësor që, sipas Eminit, është i falsifikuar, ndërsa ai ka bërë të ditur se ekzistojnë shumë të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *