POLITIKATË FUNDIT

Të dhënat për daljen në zgjedhje, cilat komuna prijnë, si po përformojnë qytetet kryesore e kush është më së keqi?

Komisioni Qendror i Zgjedhësve sipas përditësimit të fundit që ka bërë, tregon se deri tani në proces zgjedhor kanë marrë pjesë 659 mijë e 172 votues, apo në total 32.55 %

Komunat me dalje më të madhe në këto zgjedhje janë Mamusha, Zveçani, Zubin Potok, Ranilluga, Novobërda, Hani i Elezit, Kllokoti, Juniku dhe Shtërpca, të cilat kanë një dalje prej mbi 40 %.

Përqindja e daljes në qytetet kryesore sipas KQZ-së :
Prishtinë – 39,44%

Ferizaj- 32,25%

Gjilan- 32,63%

Prizren 25,12%

Podujevë- 36,80%

Mitrovicë e Jugut- 31,39%

Ndërsa qytetet me daljen më të vogël në zgjedhje sipas përditësimit të fundit janë Leposaviqi dhe Skënderaj.

Një përditësim për daljen në zgjedhje do të bëhet edhe në orën 19:00 kur edhe do të mbyllen qendrat e vendvotimeve.

Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orën 19:30 do të mbajë një konference për media për të treguar detaje rreth asaj se si ka shkuar procesi zgjedhor gjatë gjithë ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *