TË FUNDIT

Shkon në mbi 50 mijë numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri

Shkon në mbi 50 mijë numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri

Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën prej 50 mijë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga të dy shtetet, tërmetet e 6 shkurtit, prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, kanë marrë jetën e 44 mijë e 218 personave në Turqi dhe të 5 mijë e 900 personave në Siri.

Agjencia deklaratë tha se tërmetet, me qendër në provincën Kahramanmaras, u pasuan nga 9,136 pasgoditje, shkruan AA.

Disa vende në rajon, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë dridhjet e forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë.

Më shumë se 11 mijë e 400 personel vendas dhe ndërkombëtar të kërkimit dhe shpëtimit janë duke punuar aktualisht në terren, përcjell KosovaPress.

Katër qendra të lëvizshme të shërbimit social u caktuan për përpjekjet e mbështetjes psikologjike të fatkeqësive në Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye dhe Malatya. Gati 912 mijë njerëz kanë marrë mbështetje psikosociale, me rreth 615 mijë në zonën e tërmetit dhe 297 mijë jashtë zonës së tërmetit.

Mbi 160 mijë ndërtesa me 520 mijë apartamente janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit.

Turqia më 24 shkurt po ashtu bëri të ditur se ka nisur punën fillestare për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmetet, teksa Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), vlerësoi se 1.5 milionë persona kanë mbetur të pastrehë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *