Agim Aliçkaj i përgjigjet ashpër Visar Ymerit: A po e din çka po flet?
Veprimtari Agim Aliçkaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Visar Ymerit, duke mbështetur qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti.
Aliçkaj thekson se Kosova nuk duhet t’i japë tokë Serbisë për t’u rikthyer nën ndikimin e Rusisë dhe mbështet masat e qeverisë për të mbrojtur sovranitetin, përfshirë kundërshtimin ndaj “Listës Srpska” dhe kritikave ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Ai i bëri thirrje atyre që, sipas tij, janë “gati ta shesin Kosovën”, të ndalin propagandën dhe të respektojnë vullnetin e popullit.
Reagimi i plotë:
A PO DIN TI ÇKA PO FLET Visar Ymeri ?
KM Albin Kurti ka të drejtë:
1. Nuk është problem i Kosovës me dhënë tokë për ta këthyer Serbinë nga Rusia. Le ti japin diku tjetër, jo tokën shqiptare. Evropianët i kanë dhënë boll me shekuj, sa që mund ti shkyhet gusha Serbisë. Dhe, janë naiv ekstrem, mos të them budallenjë, ata që mendojnë se Serbia ja këthen shpinden Rusisë. Nuk do të ndodhë kurrë edhe nëse ja japin gjysmën e Evropës. Pikë.
2. Ndërtimi i urave, marrja e objekteve paralele, kritika ndaj organizatës armiqësore me lidhje terroriste “lista srpska”, me kërkesë që të mos çertifikohet, si dhe kritika ndaj Gjykatës kushtetuese të Kosovës, e cila me vendime po e përkrahë LS-në, dhe bashkë me opozitën e kanë bllokuar Kuvendin e Kosovës, kanë ndikuar drejtpërdrejtë në “suspendimin e dialogut strategjik”. Të gjitha këto janë veprime për zbatim të rregullit dhe ligjit të kritikuara nga politikanët e padrejtë, disa edhe pro-serb, perëndimorë.
KM Kurti po e kryen detyrën e ngarkuar nga populli, mbrojtjen e shtetit. Jo, akomodimit të Serbisë fashiste për interesa të tjerëve. Pikë e madhe.
Prandaj, mos shitni pallavra, ju që jeni gati ta shitni Kosovën, se nuk i hanë populli i menqur.