POLITIKATË FUNDIT

Hajrulla Çeku: Dardania me sallën plot është dëshmi e fuqishme se ndryshimi po vjen në Prishtinë

Në një takim me qytetarët e lagjes Dardania në Prishtinë, ministri Hajrulla Çeku prezantoi vizionin dhe planet konkrete për ta shndërruar këtë pjesë të kryeqytetit në një model të urbanizmit funksional dhe të qëndrueshëm. Me pjesëmarrje të madhe të banorëve, Çeku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut me komunitetin lokal për të sjellë ndryshime të prekshme në jetën e përditshme të tyre.

Sipas tij, prioritetet për transformimin e Dardanisë përfshijnë:

Banesat kolektive – përmirësime si instalimi i ashensorëve të rinj, riparimi i kulmeve dhe bodrumeve, si dhe izolimi termik për rritje të efiçiencës energjetike. Hapësirat publike – çlirim dhe mirëmbajtje përmes bashkëpunimit me banorët, ndriçim publik dhe rritje të sigurisë.

Parqet dhe hapësirat rekreative – krijimi i këndeve të lojërave, hapësirave për të moshuarit dhe gjelbërim të qëndrueshëm për të gjitha grupmoshat.

Infrastruktura urbane – zgjidhje për parkingun e banorëve dhe funksionalizim të qendrave tregtare në shërbim të komunitetit, kulturës dhe të rinjve.

Tregu i Lagjes – themelimi i ndërmarrjes komunale “Tregu” për menaxhimin e tregjeve në Prishtinë, me qëllim që çdo lagje, përfshirë Dardaninë, të ketë tregun e vet me produkte të freskëta vendore.

Çeku theksoi se ky është vetëm fillimi i një transformimi që synon të sjellë komoditet, siguri dhe një jetë urbane cilësore për çdo banor të Dardanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *