POLITIKATË FUNDIT

Skandaloze: Analisti përdor “gjuhë të përbashkët” me propagandën serbe kundër Kurtit, Rrustemi publikon dëshminë

Ditë më parë, ndërsa po mbahej Asambleja e 80-të e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) në New York të SHBA-së, e ku liderët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti zhvilluan takime të me liderë botërorë, Serbia përdori propagandën kundër shtetit tonë.

Të mërkurën, në rrugët e New York-ut është vërejtur një mbishkrim skandaloz në një mjet lëvizës, ku thuhet: “Kurti dhe regjimi i tij po arrestojnë dhe shqetësojnë fëmijët serbë”.

E njëjta narrativë po tentohet të paraqitet nga disa qarqe dhe opinionistë të ndryshëm edhe në brenda Kosovës.

Këtë e ka vënë re deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili ka shkëputur një pjesë të një debati ku një analist (Xhevdet Smakiqi) thotë se “Kurti do të hyjë në listë të zezë të Amerikës për përndjekje të serbëve”.

E sipas deputetit Rrustemi, kjo deklaratë është në një linjë me propagandën serbe në New York.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *