OPINIONTË FUNDIT

Trepça largon përkohësisht nga puna udhëheqësit e terminalit doganor

Sot me vendim të kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Trepça janë larguar përkohësisht nga puna udhëheqësit e terminalit doganor me inicialet B.N, M.Th., V.S. dhe M.ZH.

Vendimi është marrë në bazë të raportit dhe pas analizës së tij, në të cilin janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës, të përcaktuara me rregulloren për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale, datë 30 korrik 2020, thuhet në një njoftim të kësaj ndërmarrjeje në Facebook.

Trepça konfirmon përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet, raporton kp.

Njoftim:

Më datë 01.10.2025, me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të “Trepça” Sh.A., nr. prot: 8133 dhe 8134, janë larguar përkohësisht nga puna udhëheqësit e Terminalit Doganor: B.N, M.TH, V.S, M.ZH.

Ky vendim është marrë në bazë të raportit nr. prot: 6915 dhe pas analizës së tij, në të cilin janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës , të përcaktuara në nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1, 1.5 dhe 1.13 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale, nr. prot: 2906, datë 30.07.2020 .

“Trepça” Sh.A. konfirmon përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme , transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *