OPINIONTË FUNDIT

As ushtarë e as komandanta…” — Rexhep Shahu: Emrat e komandantëve, produkt i programit satelitor të “TV e Bukoshit”

Publicisti Rexhep Shahu në një postim të fundit pretendon se personat „që janë në Hagë“ nuk kanë qenë kurrë komandantë ose pjesëtarë të UÇK, të paktën kështu po dëshmohet në Hagë nga dëshmitarët e huaj, por thotë se emrat e tyre u krijuan përmes një programi satelitor që sipas tij e paguante qeveria e Bukoshit.

Shahu kërkon që „të gjenden shpejt“ komandantët e vërtetë të UÇK-së dhe paralajmëron, me ton kërcënues, se në të kundërt do të nisë një „luftë të re kundër Amerikës“ me një UÇK të ri.

Postimi i plotë:

Komandantat që janë në Hagë kemi ditë se kanë qenë gati me vdekë për Kosovën, kanë bindë edhe zogjtë në Kosovë se ata kanë qenë komandantë e krijues të UÇK.

Por tash po dëshmohet në Hagë se ata nuk paskan qenë as ushtarë e as komandanta e as nuk paskan pasë lidhje me UÇK, veç kanë dëgjuar për të në programin satelitor te TVSh që e paguante qeveria Bukoshi.

Tash ne duam të dimë kush kanë qenë komandantat e UÇK, na i gjeni shpejt e shpejt ose po ia krisim një lufte të re kundër Amerikës me një UÇK të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *