TË FUNDIT

Kurti takoi senatorin Gary Peters, e falënderon për mbështetje të Kosovës

Takimet në Washington D.C., kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i vazhdoi me senatorin amerikan nga shteti i Michiganit, Gary Peters, njëherësh kryetar i Komitetit të Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet Qeveritare.

Bashkë me Kurtin në takim ishin edhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe ambasadorin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, ata diskutuan për sfidat rajonale dhe për partneritetin e ngushtë Kosovë-SHBA.

“Kryeministri Kurti e njoftoi senatorin Peters për zhvillimin dhe zhvillimet në vend në rrafshin ekonomik, demokratik dhe të sigurisë. E falënderoi për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Michigan”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *