OPINIONTË FUNDIT

Kurti takon senatoren amerikane Elissa Slotkin, diskutojnë për mbrojtjen, sigurinë dheinvestimet në infrastrukturë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takua me senatoren amerikane të shtetit Michigan, Elissa Slotkin.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti e uroi senatoren Slotkin për rizgjedhjen e saj në zgjedhjet e vitit të kaluar. Temat kryesore të bisedës përfshinë mbrojtjen, sigurinë, integrimin dhe investimet në infrastrukturë.

Kryeministri veçoi bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në armatimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe rëndësinë e mbështetjes së ShBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për aktivizmin dhe kontributin e diasporës shqiptare në Michigan dhe rolin e saj në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve, si dhe për potencialin e saj në promovimin e investimeve të bizneseve amerikane në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *