TË FUNDIT

Geci tha se Rubin mori miliona për ndarjen e Kosovës – Bytyçi pyet: Kush i pagoi?

Analisti Halil Geci, thotë se James Rubin është dëshmitar i paguar në Hagë, se u përdor për të mbuluar tradhtinë e Hashim Thaçit dhe për të manipuluar drejtësinë.

“James Rubin, dëshmitari i paguar i Hagës, u përdor për të mbuluar tradhtinë e Hashim Thaçit dhe për të manipuluar drejtësinë. Me dëshminë e tij të rreme, Rubin shiti të vërtetën dhe ndërgjegjen e tij, duke u bërë vegël e një tradhtari historik.

Dëshmitari i Hagës, James Rubin, i paguar nga Hashim Thaçi, u përdor për të mbuluar tradhtinë e tij dhe për të manipuluar drejtësinë”, shkruan Halili.

Profesori Enver Bytyçi, duke iu referuar Halil Gecit, tha për “Bota sot” se ish-presidenti Hashim Thaçi ka kontraktuar James Rubinin me 52 mijë dollarë në muaj për dy vite, duke i paguar gjithsej mbi 1.2 milionë dollarë për të lobuar në favor të ndarjes së Kosovës.

“Sipas Halil Gecit, për ndarjen e Kosovës janë paguar miliona euro. Vetëm James Rubin qenka shpërblyer për dy vite për lobimin e ndarjes së Kosovës më 52 mijë dollarë amerikanë në muaj. Nëse shumëzojmë 24 muaj me 52 mijë, atëherë I bie që Rubin ka përfituar 1 milion e 248 mijë dollarë. Halil Geci shkruan se këto shpërblesa janë kontraktuar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Pra Hashimi ka paguar me mbi një million dollarë amerikanë vetëm një person, me qëllim që ta zhbëjë Kosovën”, thotë ai.

ImageProf. Dr. Enver BytyçiFoto galeri
Derisa, tutje shton se duke iu referuar dëshmisë së James Rubin, kërkon që Prokuroria Speciale të hetojë nëse lobimi për ndarjen e Kosovës ishte ligjor dhe kush pagoi miliona dollarët — ish-presidenti, qeveria apo zyrtarë të tjerë — dhe paralajmëron se mosndëshkimi i paligjshmërisë rrezikon sovranitetin dhe e kthen vendin në rutinë pa ligj.

“Unë nuk e kam ndjekë me vëmendje dëshminë e zotit Rubin. Por ajo dëshmi është publike besoj, ndaj dhe Prokuroria Speciale e Kosovës në Prishtinë e ka për detyrë të hetojë rreth kësaj. A ishte i bazuar në ligj e kushtetutë lobimi për ndarjen e Kosovës? Nëse jo, a përbën kjo tradhti ndaj atdheut, së paku sipas Nenit 2 të Kushtetutës së Kosovës? Kush i pagoi milionat për lobim për ndarjen e Kosovës? Presidenti nga fondet e presidencës, apo qeveria? Nëse ka paguar qeveria, kush është përgjegjës për shpërdorimin e fondeve të taksapaguesve të Kosovës, ministri i financës i kohës, ndonjë ministër tjetër, apo ish-kryeministri?

Nëse nuk ndiqen penalisht ata shtetas apo politikanë të Kosovës që lobuan dhe paguan për ndarjen e Kosovës, rreziku i ndarjes na qëndron te dera e shtëpisë sonë! Paligjshmëria duhet ndëshkuar! Ndryshe bëhet përditshmëri, njësoj si në Shqipëri! Mos e bëni Kosovën siç është sot Shqipëria, një narco-shtet pa ligje, norma e kushtetutë!” – përfundon ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *