Hovenier falënderon Kosovën që u rreshtua krah SHBA-së kundër Rusisë për luftën në Ukrainë
Hovenier falënderon Kosovën që u rreshtua krah SHBA-së kundër Rusisë për luftën në Ukrainë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka falënderuar Kosovën për rreshtimin krah SHBA-së kundër Rusisë për luftën në Ukrainë.
Në seancën e sotme solemne në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Hovenier ka deklaruar se është i nderuar të flas në 1-vjetorin e luftës në Ukrainë nga Prishtina.
“Jam i nderuar që jam këtu për të shënuar një vit që kur presidenti putin nisi pushtimin e tij brutal me shkallë të gjerë të Ukrainës. Ky është një sulm që pa marrë parasysh se sa inteligjencë paraprake apo paralajmërim erdhi si tronditje botërore” u shpreh Hovenier.
Ai ka thënë se populli i Kosovës është bashkuar me Evropën në këtë aspekt duke strehuar gazetarët ukrainas dhe duke qëndruar krah SHBA-së dhe Evropës, duke ofruar gjithçka për ukrainasit.
“Ju keni demonstruar saktësisht se me kë qëndroni dhe duke ardhur këtu e pash qartë këtë pasi rrugës pas shumë shenja që thonin se “Ne qëndrojmë me Ukrainën””, ka thënë Hovenier.
Në fund, ai ka thënë se SHBA dhe partnerët e saj janë duke punuar që Rusia të dështojë në përpjekjen e saj për të pushtuar Ukrainën dhe që ajo të jap përgjegjësi për të gjitha dëmet e shkaktuara atje.
Hovenier ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka menduar se NATO-ja do të thyhet, por kjo nuk ka ndodhur. /Lajmi.net/