TË FUNDIT

Në skenë me ish-presidentin Clinton, Osmani rrëfen rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në New York me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, në një ngjarje ku ka ndarë rrëfimin e Kosovës nga çlirimi e deri në ditët e sotme.

“E nderuar që rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri më sot, ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton në prani të një audience të jashtëzakonshme nga e gjithë bota. Mirënjohje e përjetshme për aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara,” ka shkruar Osmani.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara, ku Presidentja po merr pjesë në aktivitete të nivelit të lartë me liderë botërorë.

Clintoni, i cili ka luajtur rol kyç në çlirimin e Kosovës në vitin 1999, vazhdon të mbetet një figurë e respektuar në vend, ndërsa takimi me Osmanin përforcon lidhjet historike mes Prishtinës dhe Uashingtonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *