Haxhi Avdyli reagon pas takimit Osmani–Trump, ‘godet’ analistët që flasin zi për Kosovën
Pas takimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me presidentin amerikan Donald Trump, ka pasuar një valë reagimesh në skenën politike dhe mediatike në vend.
Deputeti i Listës ‘Guxo’, Haxhi Avdyli, ka reaguar ashpër ndaj kritikëve të këtij takimi, duke i cilësuar si “analistë të paguar” që, sipas tij, e përhapin narrativën se Kosova është e izoluar dhe e braktisur nga SHBA-të.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Avdyli ka mbrojtur rëndësinë e takimit dhe ka theksuar se Kosova po ecën përpara në rrugën e saj euroatlantike, pavarësisht pengesave të brendshme apo të jashtme, transmeton “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Vetëm në Kosovë ka analistë, që paguhen të shohin e flasin vetëm ZI, për vendin ku jetojnë e rrisin fëmijët.
Ata po piskasin jo pse besojnë në piskamat e tyre, por piskamat i kanë me rrogë.
Prandaj as pikëquditja nuk quditet me ta më, sepse ata edhe këto ditë po piskasin se Amerika e ka izolu Kosovën.
Unë kam frikë që këta analistë e urrejnë këtë pamje, këto foto, këta e urrejnë çdo sukses të Kosovës.
Këta urrejnë Kosovën, sepse sot Kosova ua ka ndal zhvatjen.
Por fatkeqësia jonë është që këta mercenarë pro serb po na hyn në dhomë nga kutia e TV duke dezinformuar, duke shpernda panik se Amerika na braktisi.
Sdi çka do thonë sot apo ndoshta edhe sot do thonë se shiko Trumpi i priti në këmbë, disa do thonë shikoja gishtin.
Ndoshta për ta sot as Trampi e Rubio s’janë më Amerika, por ndonjë Dada Razë nga Colorado.
Por, sot ata sigurtë janë të ngrysur e zhgënjyer, por Kosova nuk do ndalet se armiqtë e brendshëm e të jashtëm duan ashtu.
Kosova është dhe do vazhdoj në rrugën e drejtë euroatlantike.
Rroftë përherë miqësia jonë me Amerikën.🇽🇰🤝🇺🇲