TË FUNDIT

Kurti në Nju Jork nderon viktimat e 11 Shtatorit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi memorialin e 11 Shtatorit në Nju Jork, duke nderuar viktimat e sulmeve terroriste të vitit 2001.

Në këtë vizitë, Kurti u shpreh se përkujtimi i 11 Shtatorit mbetet një përvojë e dhimbshme.
Ai platformën X, theksoi se memoriali nderon jo vetëm trimërinë e treguar nga njerëzit që shpëtuan njëri-tjetrin, por gjithashtu humbjen e jashtëzakonshme të gati 3,000 jetëve dhe dhjetëra mijëra njerëzve që vazhdojnë të vuajnë pasojat e ngjarjeve.
Kurti vuri në dukje se memoriali simbolizon qëndresën, unitetin dhe shpirtin e Nju Jorkut dhe të Shteteve të Bashkuara, duke përkujtuar rëndësinë e kujtesës dhe solidaritetit në përballimin e tragjedive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *