TË FUNDIT

Deklarata kundër Rugovës/Xhavit Halitit i vjen kundërpërgjigjja – përmendet kjo vrasje

Së fundi ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili gjatë luftës me maskë në fytyrë kërcënonte presidentin historik, Ibrahim Rugova, është rikthyer edhe njëherë me propagandën e tij, se gjoja Ibrahim Rugova ishte ankuar te amerikanët për UÇK-në.

“Delegacioni i Kosovës në Amerikë i cili ka propaganduar shumë kundër UÇK-së, kundër Shqipërisë e Nanos. Ky delegacion është përbërë nga Rugova, Surroi, Fehmi Agani. Ne e kemi marrë procesverbalin e takimit në të cilin e kanë akuzuar Fatos Nanon si ekstremist që po financon ekstremistët e Kosovës”, ka thënë Haliti.

Por kundër deklaratës së Xhavit Halitit ka reaguar ashpër analisti dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Nexhat Haziri.

“Është e pështirë t’i komentosh deklaratat e Xhavit Halitit, një njeriu që është sinonim i krimit dhe korrupsionit, i një njeriu që deklaron hapur se ka milion euro dhe flet për dy-tre milion, sikur unë të flas për 10 apo 20 euro, në një vend të varfër si Kosova. Dhe jo vetëm këto, por një njeri mbi të cilin rëndojnë dyshime të mëdha. Një njeri që fshihte fytyrën me maskë dhe kërcënonte presidentin Rugova me likuidim në fund të viteve ’90”, shprehet Haziri.

Testoy
Силна потенција дури и по 70 години! Рецептот е едноставен
Научете повеќе
ImageNexhat HaziriFoto galeri
Sipas tij, deklarata kundër Rugovës nga Haliti vjen pasi ky i fundit dëshiron që të marrë vëmendjen e opinionit publik në Kosovë.

“Deklarata e fundit e Xhavit Halitit kundër Ibrahim Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij, ai i bën me qëllim për të dalë nga harresa apo periferia ku është katandisur tani, pa ndikim edhe në sorollatin e tij politik, i pallogaritur nga askush, dhe me këto gënjeshtra ai po kërkon që të marrë vëmendje në opinionin e Kosovës. Të tillët si Xhavit Haliti dhe Ramë Buja, që u munduan t’i shfrytëzojnë dëshmitë e ish-zyrtarëve amerikanë si dëshmitarë të mbrojtjes në procesin gjyqësor në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, për të nxjerrë në opinion gënjeshtra dhe sajime në tentim për ta rishkruar historinë, dhe natyrisht në këtë tentim të dëshpëruar të tyre iu pengon aura e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja si parti e parë antikomuniste dhe më e vjetra në skenën politike të Kosovës, bartëse e proceseve shtetformuese”, deklaron Haziri.

“Këto ditë çfarë nuk dëgjuam e çfarë nuk u tentua të sajohet e të gënjehet për periudhën e luftës ndaj Serbisë, sidomos në bashkëpunimin me SHBA-në si aleatën tonë e cila është sponsoruese e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës. Gjoja kontaktet e tyre me presidentin amerikan Clinton, e me të tjerë nga administrata amerikane e kohës. Por unë bëj një pyetje: si u bë që në vizitën e parë të presidentit Clinton në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, nuk i përmendi asnjërin nga këta “protagonistë” të mëdhenj e të rëndësishëm. Por ai përmendi vetëm Presidentin Rugova dhe e takoi veçmas atë. Ky është një fakt, pasi kam qenë në atë kohë gazetar dhe e kam përcjellë këtë ngjarje”, shton analisti Haziri.

Më tej, ai thotë se mbi Halitin rëndojnë dyshime të mëdha, përfshirë edhe vrasjen e kolonelit Ahmet Krasniqi.

“Por edhe më pas, në çdo vizitë të presidentit Clinton në Kosovë, edhe kur i drejtohej Kuvendit të Kosovës, ai ndante kujtime për kontaktet dhe bashkëpunimin e tij me presidentin historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovën. Është e habitshme që ky njeri, Xhavit Haliti, nuk u thirr asnjëherë nga institucionet e drejtësisë lidhur me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë. Pasi ekzistojnë dyshime të bazuara dhe jo vetëm, edhe mënyra se si u ekzekutua kol. Krasniqi, dhe veprimet e policisë shqiptare të kohës para se të kryhej ky akt kriminal, që shfaqën një skenar mirë të menduar e të planifikuar nga strukturat shtetërore të sigurisë së Shqipërisë dhe SHPUÇK-së që ishte vendosur në Tiranë, e që nga pjesa tjetër e këtij shtabi në Kosovë, ky i Tiranës quhej “Shtabi i Rognerit””, nënvizon Haziri.

“Xhavit Haliti poashtu, para se të merret me broçkulla për të marrë vëmendje dhe për t’iu treguar një grusht njerëzve që akoma është diku gjallë, ai duhet të tregojë skemën e milionave të tij, se si i fitoi, pse fshehu pasurinë në deklarimin pranë AKK-së. Me broçkulla, gjoja duke nxjerrë dokumente të deklasifikuara nga administrata amerikane e shtetit e që në fakt nuk thonë asgjë, nuk mund ta zbehë aurën e Ibrahim Rugovës, nuk mund ta baltosë jetën dhe veprën e tij, as ai e as Ramë Buja”, thekson Nexhat Haziri.

Për fund, Haziri thotë se pavarësisht deklaratave të Xhavit Halitit, figura e presidentit historik, Ibrahim Rugova, nuk mund të njolloset asnjëherë.

“Sot Presidenti Historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova vlerësohet jo vetëm në rrafshin kombëtar si themelues e arkitekt i shtetit të Kosovës, por edhe në rrafshin ndërkombëtar. Sot fotografia e tij gjendet në ndërtesën e Parlamentit Evropian, Universiteti më i vjetër në Padova të Italisë e ka futur në mesin e 100 njerëzve më të njohur të shekullit 20, biblioteka ndër më të njohurat në Evropë, ajo e Budapestit, një pjesë e saj mban emrin Ibrahim Rugova. Pastaj një rrugë në Gjermani do të marrë emrin e presidentit Rugova, njoftim ky nga ambasadori ynë Ajeti në Gjermani. Por, emrat e këtyre që sot pallasin si lopë, e hedhin broçkulla në publik, sigurisht do t’kenë vend në ato “udhë” e ngushta e të shkurta që të çojnë veç “dej n’çenef””, përfundon për “Bota sot”, analisti Nexhat Haziri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *