Zogiani: Dy arsyet pse Visari Ymeri urren VV-në!
Anëtari i VV-së, Avni Zogiani përmes një postimi në Faceoobk, ka thënë se ish-anëtari i VV-së, Visar Ymeri, e urren Lëvizjen për dy arsye, e që sipas tij, paraja dhe shumë para!
“Për Visarin kushdo që është VV është qëllimkeq me automatizëm dhe kushdo që është PDK është i mirë”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Dy arsyet pse Visari urren VV-në!
Gati 10 vjet i ka kalu nê subjektin politik që tashti e urren. Dmth nuk jep mendime, por e urren, dhe ja pse…
Për Visarin kushdo që është VV është qëllimkeq me automatizëm dhe kushdo që është PDK është i mirë.
Ky bên njëfar kualifikimi identitar në paraqitjet e tij, ashtu që helmi i mbledhun në trunin e tij e bën kompulsive me qenë në gjithçka dhe gjithmonë anti-VV! Ngjashëm me nja 3-4 eksponentë të medias që karrieren e kanë ngritë mbi shantazhe e krime e sot janë bërë milionerë pikërisht duke u përfshier në përdorimim kriminal të medias.
Siç mund ta shifni Visari mendon që as në nivelin komunal nuk ka mundësi të ketë dikush nga VV që mund të bëjë një punë të hajrit! Si intereson fare çka ka ba Kadriu në Kamenicë, Albani në Gjilan, Qemajli në Shtime, apo Shpejtimi në Podujevë! Ai i anulon të gjitha dhe të gjithë kur është fjala për VV!
Visarin, përveç kēsaj urrejtjes së brendshme, duket e shtyejnë dy arsye të jashtme me folë në 100% rasteve kundër VV:
1. Paraja
2. Shumë para!
