POLITIKATË FUNDIT

Trump para OKB-së përmend sërish ndaljen e konfliktit Kosovë-Serbi: Keq që nuk më ndihmuat

Presidenti amerikan, Donald Trump në fjalimin e tij në OKB ka përmendur sërish shtatë konfliktet, ndër to edhe konfliktin Kosovë-Serbi, të cilëve thotë se u ka dhënë fund.

Trump shton se asnjë president apo kryeministër më herët nuk ka “bërë kurrë diçka të tillë”.

Por i reagoi Kombeve të Bashkuara, duke thënë se është dashur që vetë organizata t’i ndalojë këto luftëra, e jo OKB-ja.

“Unë i dhashë fund shtatë luftërave dhe në të gjitha rastet ato po tërboheshin me mijëra njerëz të vrarë. Dhe e bëra vetëm në shtatë muaj. Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Jam shumë i nderuar që e kam bërë”, tha Trump.

“Dhe, për fat të keq, në të gjitha rastet, Kombet e Bashkuara as nuk u përpoqën të ndihmonin në asnjërën prej tyre”, shton ai.

Më poshtë lista e vendeve, në të cilat Trump thotë se ka ndalur luftën:

Kamboxhia dhe Tajlanda

Kosova dhe Serbia

Kongo dhe Ruanda

Pakistani dhe India

Izraeli dhe Irani

Egjipti dhe Etiopia

Armenia dhe Azerbajxhani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *