Kongresisti amerikan kërkon Kosovën në NATO/ Buzhala kritikon opozitën: Za s’po bëjnë
Kongresisti amerikan Brian Mast ka paraqitur një amendament në Kongres, me të cilin kërkon që anëtarësimi i Kosovës në NATO të jetë një nga prioritetet kryesore të politikës amerikane në Ballkan.
Për këtë zhvillim ka reaguar edhe opinionisti Viktor Buzhala, i cili përmes një shkrimi theksoi se ky hap tregon mbështetjen e fortë të SHBA-ve për Kosovën, në një kohë kur opozita shpesh shtron dyshime për marrëdhëniet e vendit me Washingtonin.
“Sa nisin me mi shtu dyshimet këta të opozitës që nuk i kemi punët mirë me Amerikë, del kongresisti amerikan Brian Mast dhe e paraqet një amendament në Kongres që vendos anëtarësimin e Kosovës në NATO si një nga prioritetet kryesore të politikës amerikane në Ballkan. E për këtë iniciativë, za s’po bëjnë. Nuk është mirë me ia dashtë të keqen Kosovës. Shumë më shumë ju do populli nëse ia doni të mirën,” ka shkruar Buzhala.
Ky amendament konsiderohet një sinjal i qartë i mbështetjes amerikane për integrimin euroatlantik të Kosovës.