Durmishi: Rrugët nacionale dhe regjionale po pajisen me sinjalizim horizontal dhe vertikal
Ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se rrugët nacionale dhe regjionale po pajisen me sinjalizim horizontal dhe vertikal.
Kështu ka njoftuar ai përmes një postimi në Facebook.
“Rrugët nacionale dhe regjionale po pajisen me sinjalizim horizontal dhe vertikal sipas standardeve moderne, duke rritur sigurinë dhe lehtësuar qarkullimin në tërë Kosovën.
Këto investime në infrastrukturën rrugore nuk përfaqësojnë vetëm shenja e tabela, por janë garanci për lëvizje më të sigurt, orientim më të qartë për shoferët dhe efikasitet më të madh në komunikacion” , ka pohuar ai.