TË FUNDIT

Armatimi në pronën e ‘Gandit’, ekspertët zbërthejnë mesazhet e aksionit të Policisë në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të madh, gjatë të cilit ka gjetur pajisje ushtarake dhe municion në pronën e njërit prej dhjetëra të akuzuarve për sulmin e armatosur kundër policisë në fshatin Banjskë në veri të vendit.

Këtë e bëri të ditur, ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla.

Sveçla në një njoftimi në Facebook tha se armatimi është gjetur në në pronën e Nemanja Radivojeviqit, i njohur me nofkën “Gandi”.

“Ky person është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që mori jetën e Heroit të Kombit, Rreshterit policor Afrim Bunjaku, më 24 shtator 2023 në Banjskë”, shkroi Sveçla.

Prostamid
Уролозите во шок! Го убива простатитисот за 2 ноќи!
Дознај повеќе
Radivojeviqi është njëri nga 45 të akuzuarit për sulmin vdekjeprurës të Banjskës.

Më herët, Policia e Kosovës tha se njësia e hetimeve Stacionit Policor Zveçan ka hasur në një rimorkio ku gjeti “dy thasë me uniforma, jelekë antiplumbë, pesë karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje tjera ushtarake”.

Po ashtu janë konfiskuar rroba të tjera ushtarake, përfshirë edhe një uniformë kamofluese.

“Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkisnin një personi të dyshimtë, i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska”, tha Policia, duke shtuar se ky rast është nën hetim.

I gjithë ky aksion mori vëmendje dhe u përshëndet puna e Policisë së Kosovës.

Derisa, ekspertët e sigurisë folën mbi këtë aksion dhe shtrirjen e sovranitet dhe ligjshmërisë.

Shala: Ky është një mesazh i qartë për këdo që mendon të sfidojë ligjin

Së pari, për këtë çështje foli për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Sipas tij, ky aksion tregon një nivel të lartë profesionalizmi, vigjilence dhe aftësie për të vepruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *