TË FUNDIT

Lista Serbe glorifikoi kriminelët në fushatë, juristi paralajmëron pasoja – ka një thirrje për institucionet e Kosovës

Dihet tashmë se, Lista Serbe është thjeshë një “dorë e zgjatur” e Serbisë, gjë të cilën e ka dëshmuar në vazhdimësi me veprimet dhe vendimet e tyre kundër Kosovës.

Këtë gjë e vërtetoi edhe fakti, se në tubimin e parë zgjedhor të mbajtur në veri të Mitrovicës, Lista Serbe nuk e nisi fushatën me prezantimin e ndonjë programi konkret për përmirësimin e jetës së komunitetit serb në Kosovë. Përkundrazi, ky takim politik u shndërrua në një manifestim nacionalist, ku dominuan retorika e tensionuar, glorifikimi i figurave kriminale dhe thirrjet për “çlirim të Kosovës”.

Një nga parullat më të theksuara ishte “Të gjithë për vëlla Milanin”, një referencë e drejtpërdrejtë ndaj kryekriminelit Milan Radojëiqit, i cili u përmend dhe u brohorit në mënyrë të përsëritur gjatë tubimit.

E në lidhje me masat që duhet marrë ndaj Listës Serbe, për “Bota sot” foli juristi Blerim Burjani.

Për këtë, Burjani tha se pasojat mund të vijnë më vonë, nëse jo menjëherë.

“Një deklaratë e tillë dhe fushata përkatëse janë nxitëse të urrejtjes dhe dhunës. Deklarime të tilla janë të palejueshme. Kjo deklaratë është verbale dhe pa pasoja të menjëhershme, por mund të ketë pasoja në të ardhmen”.

Krahas kësaj, juristi kërkoi reagim të institucioneve të drejtësisë ndaj akterëve të Listës Serbe, të cilët edhe janë dëshmuar se kanë qenë të përfshirë edhe në akte terroriste.

“Për këtë arsye, institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilente dhe të ndjekin me kujdes personat e kësaj liste, për të cilët dyshohet se mund të qëndrojnë prapa akteve terroriste në Banjskë dhe tentativave të mundshme edhe në të ardhmen”, deklaroi Blerim Burjani për “Bota sot”.

Kujtojmë se, Lista Serbe i kishte braktisur në vitin 2022 institucionet e Kosovës në veri të vendit, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me ato të Kosovës.

Megjithatë, ajo iu rikthye proceseve zgjedhore dhe do të garojë edhe në zgjedhjet lokale në tetor.

Fillimisht, KQZ refuzoi ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e tetorit, mirëpo PZAP urdhëroi që ta certifikojë partinë serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *