OPINIONTË FUNDIT

Kongresisti amerikan Brian Mast, paraqet amendament për integrimin e Kosovës në NATO

Kongresisti republikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brian Mast, ka paraqitur një amendament në Kongres që synon të vendosë anëtarësimin e Kosovës në NATO si një nga prioritetet kryesore të politikës amerikane në Ballkan.

Amendamenti përfshin disa pika kyçe, duke përfshirë prioritet në emërimin e ambasadorëve amerikanë në vendet e Ballkanit, përfshirë Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën, si dhe rekomandime konkrete për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e saj të ardhshëm në NATO.

Mast gjithashtu ka propozuar që Shqipëria dhe Kosova të inkurajohen që të zhvillojnë bazat e tyre të industrisë së mbrojtjes dhe të rrisin shpenzimet kombëtare për mbrojtje në përputhje me objektivat e NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *