Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Kongresisti amerikan, Brian Mast, njëherësh kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punë të Jashtme ka paraqitur një amendament për tu miratuar në Kongres përmes së cilit kërkohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Kjo është bërë e ditur nga Organizata “Albanians for America”.
Organizata “Albanians for America” ka njoftuar tutje se me anë të këtij amendamenti të republikanit nga Florida, Brian Mast kërkohet po ashtu angazhim i shtuar i SHBA-së në Ballkan dhe një gjuhë e qartë në raport me rajonin.
“Ky hap historik njeh rëndësinë strategjike të rajonit tonë dhe përcakton prioritetet e qarta të politikës së SHBA-së”, thuhet tutje.
Lidhur me këtë, ka shkruar edhe aktivisti i njohur shqiptar në SHBA, Martin Vulaj.
Vulaj në një postim në Facebook e quan lajm të shkëlqyer.
“Lajm i shkëlqyer dhe punë e shkëlqyer nga individë të përkushtuar. Diaspora shqiptaro-amerikane po zgjohet”, ka shkruar ai.