TË FUNDIT

Berisha publikon një video të luftës dhe i përgjigjet Haxhiut: Po ministre, i kam duart me gjak

Berisha publikon një video të luftës dhe i përgjigjet Haxhiut: Po ministre, i kam duart me gjak

“I keni duart me gjak”. Kjo është fjalia me të cilën sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu drejtua deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, teksa ky i fundit foli për rastin e Astrit Deharit.

Ndaj kësaj ka reaguar Berisha me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Berisha ka publikuar një video të luftës së fundit në Kosovë, në të cilën ai kishte qenë pjesëmarrës si ushtar i UÇK-së, e madje kishte marrë pjesë edhe në Betejën e Koshares.

“Po ministreshë, i kam vërtetë duart me gjak. Por, Ti tregoju shqiptarëve cilin nga këto viktimat e mia, ke mar urdhër me i mbrojtë, apo të gjithë”, iu drejtua Berisha, Haxhiut.

“Por, kjo situatë e pa dëshirueshme që krijoi preokupimi im i sinqertë, nga respekti për prindërit e dy të rinjëve Dehari, qoftë baba Avni i heshtur në kuvend, qoftë nana Xhemile, në studiot e pa mëshirshme televizive, më befasoj për keq, me reagimet dhe fjalët e pa matura e të rrezikshme për ligjshmërinë dhe demokracinë”, shkroi tutje ai.

Postimi i plotë i Berishës:

Pretendimi se Hisen Berisha, i ka duart me gjak, tregon dëshpërimin e ministreshës Haxhiu, e cila po bënë e thotë gjëra të dëshpëruara.

Po ministreshë, i kam vërtetë duart me gjak.

Por, Ti tregoju shqiptarëve cilin nga këto viktimat e mia, ke mar urdhër me i mbrojtë, apo të gjithë?

Si institucionalist, i ndërtuar mbi patriotizmin shtetëror e kushtetues, njeri i ligjit e diciplinës ushrarake, luftëtarë për liri, drejtësi e demokraci, u impenjova sinqerisht ta shfaq shqetësimin qytetarë për të vëndosur drejtësi për vëllezërit Dehari, Arbenin e Monin, si dhe të gjitha vrasjet enigmë të pas luftës. Por, më befasoi për keq reagimi tejet indikativ, reagimi aq i ashpër ndaj interesimit tim, i ministrës znj. Albulena Haxhiu.

Kjo po më qon në dilemën a mos vallë kjo ka gisht në të gjitha dhe a ka gisht në mbylljen e rastit terrorist në gjykatë?! Sepse dihet se këto raste nuk kanë epilog aq të shpejtë.

Sjellja histerike e ministres, tregon se diku po ju dhemb e vërteta!?

Por, kjo situatë e pa dëshirueshme që krijoi preokupimi im i sinqertë, nga respekti për prindërit e dy të rinjëve Dehari, qoftë baba Avni i heshtur në kuvend, qoftë nana Xhemile, në studiot e pa mëshirshme televizive, më befasoj për keq, me reagimet dhe fjalët e pa matura e të rrezikshme për ligjshmërinë dhe demokracinë.

Deklarimet e sotme dhe ato të më hershme si dhe veprimet në raport me procesin e hetimit, prokurorinë dhe fjalen e lirë në kuvendin e Republikës, ma përforcojnë vlerësimin tim se “neokomunizmi që po provojnë të instalojnë kjo nomenklaturë debatikasish, është rrezik më i lartë se mundësia e një sulmi nga Serbia”.

Deklarimi i ministres së drejtësisë se, “duhet me jau ndalu me ligj me fol per vellezerit Dehari këtu” tregon se çfarë synojnë këta. /Lajmi.net/

Pra, u pa që synojnë me ua mbyll gojën qytetarëve edhe deputetëve, të kërkojnë zbardhjen e të vërtetës dhe të vëndoset drejtësi. Njejtë kështu reagoi kjo ministre e dyshimtë, edhe ndaj prokurorit, duke i thënë: “hek dor sa është heret”!

Dua ta bëj të dutur se Hisen Berishës, nuk ka mujt as Millosheviqi me ushtrinë e tij nën udhëheqjen e pesë Gjeneralëve, t’ia ndal gojën, as fjalën, e s’do të mundet askush, as ju që as historin e Kosovës nuk e dini, e perzieni me atë të Serbis. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *